https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Osmani dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s

Osmani dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot  në takim një delegacion të SHBA-ve, të prirë nga gjeneralmajor Benjamin J.Correl,  komandant i Gardës Kombëtare të Iowa-s, ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier dhe zyrtarë të tjerë të lartë të mbrojtjes.

Pasi që ka falënderuar gjeneralmajorin Correl për gjithë angazhimin e tij në fushën e bashkëpunimit bilateral ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Iowa-s, si dhe kontributin në fushën e mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj, Presidentja Osmani e ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Ushtarake.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Osmani, tha se Programi i Bashkëpunimit në fushën e Sigurisë i Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-ve, të kryesuar nga Byroja e Gardës Kombëtare, respektivisht Partneriteti shtetëror me Iowa-n, është thelbësor për marrëdhëniet strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Në këtë kontekst, ajo ka çmuar angazhimin e deritashëm të gjeneralmajorit Correl, duke shfaqur shpresën se marrëdhëniet në fushën e sigurisë ndërmjet të dy shteteve vetëm sa do të thellohen në të ardhmen.

“Rezultatet tua në fushën e bashkëpunimit janë të dukshme dhe rrjedhojë e këtij partneriteti me Gardës Kombëtare të Iowa-s. Falënderoj shtetin e Iowa-s për qindra burra dhe gra të Gardës Kombëtare me uniformë, të cilët kanë shërbyer në Kosovë gjatë viteve në kuadër të KFOR-it, sikurse të gjithë ata që janë pjesë e programit të partneritetit”, është shprehur Osmani.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Më tej, Presidentja Osmani ka theksuar se Garda Kombëtare e Iowa-s ka kontribuar ndjeshëm në profesionalizimin dhe besueshmërinë ndërkombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke qenë kontribuuese në misionet ndërkombëtare bashkërisht me trupat amerikane.

ADVERTISEMENT

Ndërkaq gjeneralmajori Correl tha se ndihet i nderuar me dekoratën e Presidentes Osmani, e cila sipas tij do të shërbejë si një kujtim i çmuar i partneritetit me ushtrinë dhe shtetin e Kosovës. Gjeneralmajor Correl ka potencuar se do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në  çfarëdo kapaciteti që do të jetë i angazhuar.

Poste të ngjashme

Kurti s’i përgjigjet Abdixhikut për emrin e Osmanit për Presidente, në LVV përsërisin kërkesën për “tre emra”

Kurti s’i përgjigjet Abdixhikut për emrin e Osmanit për Presidente, në LVV përsërisin kërkesën për “tre emra”

26/04/2026, 14:45

LVV-ja kërkoi nga PDK-ja dhe LDK-ja tre emra për President, si propozim “konkret dhe përbashkues” për zgjidhjen e kësaj çështjeje...

Haradinaj kujton daljen publike të UÇK-së dhe rolin e Drenocit në luftën çlirimtare

Haradinaj kujton daljen publike të UÇK-së dhe rolin e Drenocit në luftën çlirimtare

26/04/2026, 12:54

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar daljen e parë publike të UÇK-së, duke theksuar rëndësinë e zonës së Drenocit...

Në 27-vjetorin e rënies përkujtohen dëshmorët e Betejës së Majdanit

Në 27-vjetorin e rënies përkujtohen dëshmorët e Betejës së Majdanit

26/04/2026, 12:52

Në 27-vjetorin e rënies heroike, komuna e Vushtrrisë ka përkujtuar dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Arsim Muzaqi, Rrustem Hyseni,...

Brenda dy ditëve në 27 raste ndalohen punimet në objekte ndërtimi

Brenda dy ditëve në 27 raste ndalohen punimet në objekte ndërtimi

26/04/2026, 12:23

Inspektorati Qendror i Punës ka ndërmarrë një aksion të jashtëzakonshëm inspektues në sektorët me rrezikshmëri të lartë në të gjithë...

Bedri Hamza: Pensionet i rrisim 70%, pagat 50% dhe me grante deri në 30% i përkrahim investimet e bizneseve

Hamza shpreh shqetësim për sulmin ndaj presidentit Trump në Washington

26/04/2026, 12:07

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar pas sulmit me të shtëna armësh në Washington Hilton, në darkën e korrespodentëve...

Lajmi i fundit

Kurti s’i përgjigjet Abdixhikut për emrin e Osmanit për Presidente, në LVV përsërisin kërkesën për “tre emra”

Kurti s’i përgjigjet Abdixhikut për emrin e Osmanit për Presidente, në LVV përsërisin kërkesën për “tre emra”

26/04/2026, 14:45
Haradinaj kujton daljen publike të UÇK-së dhe rolin e Drenocit në luftën çlirimtare

Haradinaj kujton daljen publike të UÇK-së dhe rolin e Drenocit në luftën çlirimtare

26/04/2026, 12:54
Në 27-vjetorin e rënies përkujtohen dëshmorët e Betejës së Majdanit

Në 27-vjetorin e rënies përkujtohen dëshmorët e Betejës së Majdanit

26/04/2026, 12:52
Brenda dy ditëve në 27 raste ndalohen punimet në objekte ndërtimi

Brenda dy ditëve në 27 raste ndalohen punimet në objekte ndërtimi

26/04/2026, 12:23
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv