Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, kanë marrë pjesë në shënimin e Ditës së Presidentit amerikan pranë statujës së Presidentit amerikan Bill Clinton në Prishtinë.
Osmani tha se angazhimi i presidentit aktual të SHBA-së, Joe Biden për Kosovën ka nisur që herët dhe se ai ka dëshmuar se është mik i madh i Kosovës dhe popullit të saj.
“Mbështetja e presidentit Biden është testament i vërtetë për lidhjet e thella të miqësisë që kanë përcaktuar prej kohësh partneritetin tonë”, tha Osmani.
Kjo fillimisht u bë festë kombëtare në vitin 1879 për nder të ditëlindjes së Presidentit të parë amerikan, George Washington, më 22 shkurt/rtv21







