https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Osmani ua bën me dije finlandezëve se kidnapimi i tre policëve ishte akt i agresionit prej Serbisë

Presidentja thotë se KFOR’i, Policia dhe gazetarët u sulmuan me urdhër të Vuçiqit
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja Vjosa Osmani takoi një delegacion të ambasadorëve dhe zyrtarëve të lartë nga Finlanda të cilët po qëndrojnë në Kosovë në një vizitë pune.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Duke iu uruar mirëseardhje në Kosovë, presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e thellë të qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës për mbështetjen e Finlandës për rrugëtimin evropian të Kosovës.

Ajo theksoi se Kosova e vlerëson lartë partneritetin me Finlandën dhe konfirmoi gatishmërinë e plotë për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit.

Osmani foli edhe për zhvillimet e fundit në vend, “me ç’rast e konfirmoi edhe një herë përkushtimin e Kosovës për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon, në koordinim dhe bashkëpunim edhe me aleatët”.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/
Ajo po ashtu ka kërkuar nga ndërkombëtarët që t’i lirojnë tre zyrtarët policorë të Kosovës që u rrëmbyen të mërkurën e kaluar nga forcat serbe. Kërkesa e saj vjen në ditën kur kryeministri Albin Kurti udhëton në Bruksel, për t’u takuar me kryeshefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.

Presidenca e Kosovës po ashtu tha se shefja e shtetit ka folur edhe për tendencat e vazhdueshme destabilizuese nga ana e Serbisë dhe vuri theks tek rëndësia e ballafaqimit me drejtësinë të grupeve kriminale të mbështetura nga Serbia e që sulmuan Policinë e Kosovës, pjesëtarët e KFOR-it dhe EULEX-it, gazetarët dhe qytetarët.

 

 

“Me këtë rast, në takim u diskutua edhe për tre policët e kidnapuar thellë në territorin e Republikës së Kosovës, gjë që Presidentja Osmani e vlerësoi si akt të pastërt të agresionit nga ana e Serbisë dhe theksoi rëndësinë e reagimit të unifikuar nga komuniteti ndërkombëtar me qëllim të lirimit të menjëhershëm të policëve që po mbahen padrejtësisht në Serbi”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

Poste të ngjashme

Konfirmon deputeti i VV-së: Qeveria po përgatit një pako për të ndihmuar qytetarët!

Konfirmon deputeti i VV-së: Qeveria po përgatit një pako për të ndihmuar qytetarët!

17/04/2026, 20:30

Çmimet në Kosovë po vazhdojnë të rriten, e me to po rëndohet jeta e qytetarëve. Sipas raportit të fundit zyrtar,...

Shpejtim Bulliqi deklaron pasurinë, mbi 28 mijë euro kursime

Kryetari Bulliqi ngushëllon familjen Sherifi për humbjen tragjike të Granitit

17/04/2026, 20:19

    Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka shprehur dhimbjen e tij për ndarjen nga jeta të Granit...

Nesër shënohet 27-vjetori i masakrës në fshatin Dyz

Nesër shënohet 27-vjetori i masakrës në fshatin Dyz

17/04/2026, 20:09

  Me rastin e 27-vjetorit të masakrës në fshatin Dyz, të shtunën më 18 prill, do të mbahet një manifestim...

Kosova në “gjendje të jashtëzakonshme të pashpallur”

Pesë kandidatë kalojnë në raundin e dytë për Gjykatën Kushtetuese

17/04/2026, 16:53

Benina Kusari është e vetmja kandidate që është eliminuar nga gara për gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese, pasi në rrethin e...

Vdes tragjikisht zyrtari i Shërbimit Korrektues, Granit Sherifi

Vdes tragjikisht zyrtari i Shërbimit Korrektues, Granit Sherifi

17/04/2026, 16:41

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar me pikëllim të thellë për ndarjen tragjike nga jeta të zyrtarit të tij, Granit...

Lajmi i fundit

Konfirmon deputeti i VV-së: Qeveria po përgatit një pako për të ndihmuar qytetarët!

Konfirmon deputeti i VV-së: Qeveria po përgatit një pako për të ndihmuar qytetarët!

17/04/2026, 20:30
Shpejtim Bulliqi deklaron pasurinë, mbi 28 mijë euro kursime

Kryetari Bulliqi ngushëllon familjen Sherifi për humbjen tragjike të Granitit

17/04/2026, 20:19
Nesër shënohet 27-vjetori i masakrës në fshatin Dyz

Nesër shënohet 27-vjetori i masakrës në fshatin Dyz

17/04/2026, 20:09
Kosova në “gjendje të jashtëzakonshme të pashpallur”

Pesë kandidatë kalojnë në raundin e dytë për Gjykatën Kushtetuese

17/04/2026, 16:53
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv