https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

​Osmani:2/3 e marrëveshjeve nuk zbatohen nga Serbia

Osmani: Vuçiq produkt i një mendësie që ka ekzistuar në vitet ’90 që çoi në vrasjen e 150 mijë civilëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur rreth dialogut Kosovë-Serbi ku theksoi se Kosova ka qenë gjithnjë pala konstruktive në bisedime. “Kosova gjithnjë ka qenë pala që ka dhënë kontribut për zgjidhje që kanë kontribuar për paqe dhe stabilitet në rajon dhe në fakt ka bërë jashtëzakonisht shumë koncesione që nga koha e negociatave për statusin e Kosovës e deri te dialogu i Brukselit,” – u shpreh Osmani.

Presidentja e Kosovës shtoi se Serbia edhe kur ka bërë ndonjë koncesion nuk i ka zbatuar marrëveshjet dhe sot janë në një situatë ku mbi dy të tretat e marrëveshjeve nuk zbatohen nga Serbia.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Në veçanti do të doja të përmendja faktin se edhe pse në vitin 2013 Serbia ka nënshkruar që të heqë dorë nga mbështetja e të gjitha strukturave ilegale, kriminale në veri të vendit e gjetiu në fakt tani i mbështet më shumë se kurrë edhe politikisht, edhe financiarisht, por për fat të keq edhe duke ju dërguar armë nëpërmjet të cilave këto struktura të shndërruara në banda kriminale po shkatërrojnë synimet tona dhe po i rrezikojnë synimet e përbashkëta që kemi me Bashkimin Evropian,” – deklaroi Osmani për Euronews Albania.

Presidentja Osmani ka folur rreth reagimit që ka pasur ndaj përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell.

Osmani ka deklaruar më herët se Borrell është i njëanshëm dhe nuk e ka menaxhuar si duhet dialogun. “Nuk ishte shpërthim, ishte reagim parimor sepse në çdo proces dialogu ndërmjetësuesi duhet të jetë i paanshëm. Ajo që pamë atë ditë ishte anshmëri e shprehur shumë qartë nga ana e zotit Borrell ku fajësohej Kosova për dështimin e një procesi ku më së paku kishte faj Kosova,” – u shpreh Osmani.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Presidentja e Kosovës shtoi se propozimi për targat i vënë në tavolinë nga ana e Bashkimit Evropian fillimisht ishte refuzuar nga ana e Serbisë. Më pas në tekst, siç tha Osmani ishin larguar pjesët më esenciale të tij.

“Ishte larguar pjesa që kishte të bënte me kornizën e marrëveshjes finale dhe e dyta ishte larguar dhe afati kohor, prandaj dhe ne kur u dakorduam me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të kemi këtë 48-orëshin shtesë insistuam pikërisht në këto dy çështje,” – u shpreh Osmani.

Post Views: 179

Poste të ngjashme

Vala e të nxehtit, maksimalja sot deri në 36 gradë

Vala e të nxehtit, maksimalja sot deri në 36 gradë

03/07/2025, 6:24

Një valë e re e të nxehtit do të përfshijë vendin nga dita e sotme. Të enjten mbetet mot kryesisht...

Dogana sekuestron telefona të kontrabanduar në vlerë mbi 64 mijë euro

Dogana sekuestron telefona të kontrabanduar në vlerë mbi 64 mijë euro

02/07/2025, 17:23

Dogana e Kosovës ka ndërmarrë një kontroll të detajuar në një subjekt afarist në Prishtinë, i cili merret me shitjen...

Maqedonci takon gjeneralin Iannucci, fokusi në bashkëpunimin në mbrojtje

Maqedonci takon gjeneralin Iannucci, fokusi në bashkëpunimin në mbrojtje

02/07/2025, 17:00

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, zhvilloi sot një takim me Komandantin e Komandës Italiane për Operacione të Përbashkëta,...

Nesër, LDK – Dega në Podujevë do ta zyrtarizojë kandidatin për kryetar të komunës

Nesër, LDK – Dega në Podujevë do ta zyrtarizojë kandidatin për kryetar të komunës

02/07/2025, 16:41

  Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale, LDK – Dega në Podujevë ka njoftuar se gjatë ditës së enjte...

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për hapjen e puseve të ujit në Podujevë

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për hapjen e puseve të ujit në Podujevë

02/07/2025, 16:33

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me drejtorin e Organizatës “Qatar Charity” në...

Lajmi i fundit

Vala e të nxehtit, maksimalja sot deri në 36 gradë

Vala e të nxehtit, maksimalja sot deri në 36 gradë

03/07/2025, 6:24
Dogana sekuestron telefona të kontrabanduar në vlerë mbi 64 mijë euro

Dogana sekuestron telefona të kontrabanduar në vlerë mbi 64 mijë euro

02/07/2025, 17:23
Maqedonci takon gjeneralin Iannucci, fokusi në bashkëpunimin në mbrojtje

Maqedonci takon gjeneralin Iannucci, fokusi në bashkëpunimin në mbrojtje

02/07/2025, 17:00
Nesër, LDK – Dega në Podujevë do ta zyrtarizojë kandidatin për kryetar të komunës

Nesër, LDK – Dega në Podujevë do ta zyrtarizojë kandidatin për kryetar të komunës

02/07/2025, 16:41
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv