Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Vonë pasdite pritet gradualisht shtim i vranësirave, më të përqëndruara në Rrafshin e Dukagjinit, ku krejtësisht në fund të ditës mund të sjellin ndonjë reshje të izoluar, përpara se të shtrihet sistemi me reshje gjatë natës.
Era do fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, sidomos në pjesë të Rrafshit të Dukagjinit, me shpejtësi prej 15-52 km/h.







