https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Pas vendimit të Pantiqit, Vuçiqi thotë: “Është mirë të hiqen barrikadat”

Pas vendimit të Pantiqit, Vuçiqi thotë: “Është mirë të hiqen barrikadat”
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, u shpreh sot pas vendimitpër Dejan Pantiqit për t’u dërguar në arrest shtëpiak, se përfaqësuesit e kësaj liste kanë folur me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, dhe se i cili iu ka thënë që “”do të ishte mirë që hiqeshin barrikadat.”

“Pas këtij takimi do të flasim me njerëzit tanë në Kosovë e Metohi. Morëm lajme të rëndësishme për lirimin e Dejan Pantiqit, Nedeljkoviqit dhe personave tjerë të arrestuar. Kemi lexuar për garancitë e BE-së dhe ShBA-ve se s’do të ketë më arrestime të njerëzve tjerë, duke marrë pjesë në protestat paqësore të shkaktuara nga terrori i Kurtit. Kemi marrë garanci të reja nga KFOR-i se nuk do të ketë dislokim të forcave të sigurisë së Kosovës në veri të vendit,” – u shpreh ai për TV Pink.

Rakiqi tha se Vuçiq kishte thënë që ishte mirë të hiqen barrikadat.

“Ne nuk kemi besim në Qeverinë e Kurtit. Mund të them se nuk u besojmë as garancive ndërkombëtare. I bëjmë thirrje presidentit Vuçiq të dëgjojë përfaqësuesit e popullit në barrikada. Ne do të shkojmë te ai me kërkesa të qarta. Ne i besojmë vetëm atij,” – vazhdoi më tej Rakiq, ish ministër në Qeverinë Kurti.

Më tej, kreu i Listës Serbe u shpreh që serbët e dinë se presidenti Vuçiq ka shumë presion ndërkombëtar.

Më herët ndërkohë u publikua komunikata e përbashkët e Departamentit amerikan të Shtetit dhe Bashkimit Evropian që besohet të jetë e lidhur me vendimin e sotëm për ish-policin Dejan Pantiq.

“Është fitore e madhe për popullin serb në Kosovë dhe Metohi dhe tregon se Dejan Pantiqi nuk ishte fajtor, që fakti se ai u akuzua për ndonjë lloj terrorizmi ishte një shprehje e konfrontimit politik të Albin Kurtit me serbët, dhe mbi të gjitha me Djean Pantiqin…” – tha ndërkohë drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovëndhe Metohinë, Petar Petkoviq.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Petkoviq shtoi se kurrë më parë nuk kanë marrë garanci më të forta nga ShBA-ja dhe BE-ja sa i përket kërkesave të serbëve.

ADVERTISEMENT

Mes tjerash në këtë komunikatë do të flitej edhe për garancinë që kanë marrë nga lidershipi kosovare se nuk kishte lista të arrestimeve. Po ashtu aty ndodhet edhe ky paragraf:

“Shtetet e Bashkuara do të mbështesnin punën e Bashkimit Evropian përmes misionit të saj për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX). Eulex-i, në përputhje me mandatin e saj, do të vazhdojë të monitorojë nga afër të gjitha hetimet dhe procedurat pasuese për të promovuar respektin për të drejta të njeriut. Kjo përfshin, veçanërisht, garancitë për gjykim të drejtë, e po ashtu edhe trajtim të barabartë për të gjitha komunitetet jo-shumicë në Kosovë.”

Barrikada në fjalë konsiderohej “paqësore” nga ana e kësaj komunikate.

Duhet të kujtojmë se barrikadat ishin vënë pikërisht pas arrestimit të z. Pantiq, i cili më vonë mori masën e paraburgimit prej 30 ditësh për dyshimet se ishte i përfshirë në veprime ‘terroriste’./Nacionale

Poste të ngjashme

Kujtim Gashi i PDK-së tërhiqet nga gara për deputet

Kujtim Gashi i PDK-së tërhiqet nga gara për deputet

10/05/2026, 18:45

Kujtim Gashi nga Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se nuk do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e...

Kurti prezanton Krenare Çerkinin në listën e deputetëve të LVV-së

Kurti prezanton Krenare Çerkinin në listën e deputetëve të LVV-së

10/05/2026, 18:40

Kryeministri në detyrë dhe kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka prezantuar Krenare Çerkinin si pjesë të listës...

Osmani në “tubimin e bashkimit”: Në çdo shtrëngim duarsh kishte një mesazh, ‘kthehu në shtëpi’

Vjosa Osmani: Republika nuk është veç e një njeriu, është e popullit!

10/05/2026, 18:12

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani ka deklaruar se Republika e Kosovës nuk i përket veç një njeriu e një partie....

Osmani godet VV-në: Kush do ta kishte imagjinuar që do konsideroheshe pengesë nëse e do Kosovën?

Osmani godet VV-në: Kush do ta kishte imagjinuar që do konsideroheshe pengesë nëse e do Kosovën?

10/05/2026, 18:12

Gjatë “tubimit të bashkimit” të LDK-së, kandidatja për presidente, Vjosa Osmani deklaroi se Lidhja Demokratike e Kosovës, sipas saj, në...

Osmani akuzon LVV: Ia refuzuan popullit 51% vetëm për të eliminuar një presidente që u ul me presidentin e ShBA-së

Osmani akuzon LVV: Ia refuzuan popullit 51% vetëm për të eliminuar një presidente që u ul me presidentin e ShBA-së

10/05/2026, 18:10

Në “tubimin e bashkimit” të LDK-së në Prishtinë, kandidatja për presidente, Vjosa Osmani ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për, siç tha...

Lajmi i fundit

Kujtim Gashi i PDK-së tërhiqet nga gara për deputet

Kujtim Gashi i PDK-së tërhiqet nga gara për deputet

10/05/2026, 18:45
Kurti prezanton Krenare Çerkinin në listën e deputetëve të LVV-së

Kurti prezanton Krenare Çerkinin në listën e deputetëve të LVV-së

10/05/2026, 18:40
Osmani në “tubimin e bashkimit”: Në çdo shtrëngim duarsh kishte një mesazh, ‘kthehu në shtëpi’

Vjosa Osmani: Republika nuk është veç e një njeriu, është e popullit!

10/05/2026, 18:12
Osmani godet VV-në: Kush do ta kishte imagjinuar që do konsideroheshe pengesë nëse e do Kosovën?

Osmani godet VV-në: Kush do ta kishte imagjinuar që do konsideroheshe pengesë nëse e do Kosovën?

10/05/2026, 18:12
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv