Gazeta The Washington Post, në një shkrim të datës 28 janar 1999, rreth dy javë pas Masakrës së Reçakut, e kishte informuar opinionin botëror për atë që kishte ndodhur në Reçak të Shtimjes, pas përpjekjeve të autoriteteve të Beogradit për ta fshehur krimin.
Sipas The Washington Post, që artkullin e bazonte në përgjime telefonike të shteteve perëndimore, sulmi në Reçak ishte kryer me urdhër nga Beogradi, nga Nikola Shainoviq, njeriu më i besuar i Sllobodan Millosheviq.
Shainoviq që më vonë ishte dënuar nga Gjykata e Hagës më 2009, për shkak të krimeve ndaj civilëve në Kosovë, kishte tentuar ta fsheh masakrën bashkë me kreun e policisë përgjegjës për Kosovë Sreten Llukiq, po ashtu i dënuar nga Haga për krimet në Kosovë si pjesë “e ndërmarrjes së përbashkët kriminale” Përgjimet e publikuara nga WP kishin treguar në detaje skenarët që i kishin diskutuar ata.
“Në telefonatat gjatë ditëve në vijim, Shainoviq dhe Lukiq shprehën shqetësimin për reagimin ndërkombëtar dhe diskutuan se si t’i bënin vrasjet të dukeshin si rezultat i një beteje të ashpër. Përpjekjet e tyre për të mbuluar atë që ndodhi vazhduan…
Një masë për të cilën Shainoviq avokoi në bisedat e tij ishte mbyllja e kufirit të Kosovës me Maqedoninë për të parandaluar hyrjen e Louise Arbour, një hetuese e lartë e OKB-së për krimet e luftës. Arbour u kthye mbrapsht. Një tjetër kërkesë ishte që trupat e Ministrisë së Brendshme të luftonin për të rimarrë kontrollin e vendit të vrasjeve për të rimarrë trupat” shkruante gazeta.
Shainoviq disa javë më do të dërgohej në konferencën e Rambujesë nga bosi i tij në Beograd. Sllobodan Millosheviq. Por, shkrimi i Washington Post e kishte “shkatërruar atë”
Ambasadori aktual i SHBA’së në Beograd, Chris Hill në autobiografinë e tij e kishte përshkruar gjendjen e Shainoviqit.
“Kam kaluar një kohë të konsiderueshme në Kosovë me Shainoviq, duke u përpjekur që t’i pastrojë rrugët nga forcat serbe për të siguruar se personat e zhvendosur mund të kthehen në shtëpitë e tyre si dhe qasjen humanitare. Ai ishte inteligjent. I drejtëpërdrejtë dhe shumë i aftë. Por, në Rambuje, ai ishte njeri i shkatërruar. Dy javë më herët, përgjimet e telefonatave të celurarit të tij rodhën në Ëashington Post, dhe duket se e implikuan atë në urdhërat për ta kryer Masakrën e Reçakut. Shainoviq e kuptoi se cka nënkuptojnë këto përgjimet që u publikuan. (ai u arrestua më 2 maj 2003 dhe u shpalllë fajtor”.
Dje në Reçak është përkujtuar 24 vjetori i Masakrës ku ka marrë pjesë edhe Ëilliam Ëalker i cili në cilësinë e Shefit të KVM (Misioni Verifikues i Kosovës), vrasjet i kishte cilësuar si krim kundër njerëzimit për cka Beogradi e kishte shpallur Persona Non Grata.
Në vijim mund ta lexoni shkrimin e plotë të Washington Post
Serbët tentuan ta fshehin masakrën
R. Jeffrey Smith 28 Janar 1999







