Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.
Sipas Policisë, bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se me armë zjarri është plagosur një person.
“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”- ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti më 26.03.2024