Kanë përfunduar punimet në aneksin e ri të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Naim Frashëri” në qytet, ku janë ndërtuar 4 dhoma të reja mësimi.
Për shkak të mungesës së hapësirave deri tash në këtë objekt mësimi është zhvilluar me tri ndërrime, por me ndërtimin e klasëve të reja, nga ky vit i ri shkollor mësimi do të zhvillohet me dy ndërrime sikurse në shkollat tjera.
Krahas dhomave të mësimit me investimin e komunës janë ndërtuar edhe tri zyre të reja për nevoja të shkollës.






