Në kuadër të projektit “Ngritja dhe Zhvillimi i Bizneseve”, sot ka filluar faza e dytë e shpërndarjes së pajisjeve për bizneset përfituese.
Gjatë procesit të shpërndarjes së pajisjeve mori pjesë kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, i cili i përgëzoj bizneset përfituese, ku theksoi se mbështetja nga komuna për bizneset lokale do të jetë e vazhdueshme.
Faza e parë e shpërndarjes së pajisjeve është bërë disa javë më parë ku janë shpërndarë pajisje; ngritës me kriket për vetura – lift, ndërsa sot janë shpërndarë pajisjet; 8 sharra, 6 co2 aparat saldimi, 2 balancues për goma.







