https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Policët e rrëmbyer nga Serbia: Nuk jemi keqtrajtuar fizikisht, por s’na kanë dhënë ushqim mjaftueshëm – “vetëm nga një copë bukë”

Policët e rrëmbyer nga Serbia: Nuk jemi keqtrajtuar fizikisht, por s’na kanë dhënë ushqim mjaftueshëm – “vetëm nga një copë bukë”
Share on FacebookShare on Twitter

Tre policët e rrëmbyer të Kosovës nga forcat serbe janë vizituar nga shefi i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Jetish Jashari, të cilit i kanë treguar momentin e rrëmbimit nga forcat serbe.

“Në momentin e kidnapimit policët kanë qenë duke ngrënë drekë, afër gropave që bllokojnë rrugët ilegale në Veri. Të dyja gropat janë në territorin e Kosovës. Së paku 200 metra larg vijës kufitare që e ndanë Kosovën me Serbinë. Ata më pas janë dërguar në Beograd, policët kanë theksuar se nuk janë maltretuar fizikisht, por nuk u është dhënë ushqim i mjaftueshëm, vetëm nga një copë bukë dhe jo më shumë”, ka treguar ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila në një konferencë bashkë me kryeministrin, Albin Kurti, ka shpalosur informacionet e marra nga Jashari.

Gërvalla ka treguar edhe detaje të tjera sa i përket mbajtjes së tre policëve.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Nga momenti i masës së paraburgimit prej 30 ditësh ata janë të vendosur në dhoma tek e tek, por qasje nuk kanë në informacion, televizion e të tjera. Trajtimi nga personeli është korrekt, atyre u jepet ushqim në baza ditore edhe pse cilësia, sipas njërit prej tyre është jo e mirë”, tha Gërvalla.

“Dje autoritete e burgut ju kanë dhënë veshje të brendshme dhe aksesor të higjienës. Zotëri Shem Mustafa (njëri nga policët) ka theksuar se i mungojnë ende medikamentet që i përdorë rregullisht për gjendjen e tij shëndetësore dhe se kjo po ia vështirëson qëndrimin në burg”.

Gërvalla pohoi se “përmes ambasadorit Jashari do të përpiqemi që sa më shpejt të sigurojmë medikamentet e nevojshme”.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Ata janë takuar edhe dje me avokatët mbrojtës. Policët mund të vizitohen nga familjarët e tyre gjatë ditëve të premte, por në ditët në vazhdim do ta shohim sa është e mundur kjo”, deklaroi Gërvalla.

_____________________________________________________________

Policët e rrëmbyer flasin me diplomatin e Kosovës: Ishim duke ngrënë drekë kur u rrëmbyem

Tre policët e Kosovës kanë qenë duke ngrënë bukë në momentin kur janë rrëmbyer nga 15 pjesëtarë të forcave policoro-ushtarake serbe.

ADVERTISEMENT

Ky është versioni që kanë dhënë vetë tre policët e rrëmbyer për shefin e zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Jetish Jashari, i cili i ka vizituar këtë të martë policët.

Çfarë saktësisht kanë thënë policët e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili në një konferencë për media tregoi se ka biseduar me ambasadorin Jashari.

“Jetish Jashari i ka vizituar të tre policët që po mbahen peng nga Serbia. I ka vizituar ndaras dhe përshkrimi i tre policëve se si ka ndodhur rrëmbimi është i njëjtë, janë tri përshkrime identike të tre policëve; ata kanë qenë duke ngrënë drekë në një tryezë të improvizuar kur 15 persona i kanë rrethuar, sulmuar dhe rrëmbyer. Që të tre e thonë rrëfimin e njëjtë kur pyetën ndaras. Kjo heqë çfarëdo dileme edhe për ata që dëshirojnë të jenë skeptikë”, deklaroi Kurti.

“Vendi ku ndodhet tryeza e ngrënies është 7 metra nga vetura e policisë, pra në atë vend ku e kemi theksuar qysh me datën 15 qershor”, tha Kurti.

“Ne jemi në të drejtën tonë dhe dëshmitë të që posedojmë dokumentojnë qartë se zyrtarët ishin brenda territorit të republikës, në punën e tyre, në luftim të kontrabandës”.

Kryeministri ka kërkuar nga “faktori ndërkombëtar, SHBA, BE dhe NATO, që ta dënojnë agresionin e Serbisë që paraqet edhe shkelje të pikës 4 të marrëveshjes tekniko-ushtarake të Kumanovës të vitit 1999”.

Lajmi në përditësim..,.

Poste të ngjashme

Këta janë numrat kontaktues të shërbimeve emergjente në Komunën e Podujevës

Sot mbahet dëgjimi i dytë buxhetor për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

09/06/2026, 9:11

  Rikujtim: Sot mbahet dëgjimi i dytë buxhetor për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029 Ju njoftojmë se sot mbahet dëgjimi buxhetor...

Këto janë 5 gratë më të votuara nga VV-ja PDK-ja, LDK-ja dhe Aleanca

Këto janë 5 gratë më të votuara nga VV-ja PDK-ja, LDK-ja dhe Aleanca

09/06/2026, 8:37

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon numërimin e votave të kandidatëve për deputet. Nga Lëvizja Vetëvendosje, 5 gratë më të...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Dyshohet për vetëvrasje në Gjakovë

09/06/2026, 7:42

Një rast i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Gjakovës. Sipas mediumit lokal tv syri një përson...

“PZAP gjobit edhe njëherë LVV-në me 2,000 euro pas ankesës së LDK-së

Kjo është top 10’sha më e votuar e VV’së deri me tani

09/06/2026, 7:34

Lista me 10 kandidatët më të votuar deri tash në LVV: Screenshot

Koalicioni i Ramës me PDK-në, “çështje për diskutim” në mbledhjen e kryesisë së LDK-së

Numërohen rreth 20 për qind të votave- Kjo është lista e 10 më të votuarve të LDK-së

09/06/2026, 7:25

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar numërimin e votave për kandidatët për deputetë, pas përfundimit të numërimit të votave për...

Lajmi i fundit

Këta janë numrat kontaktues të shërbimeve emergjente në Komunën e Podujevës

Sot mbahet dëgjimi i dytë buxhetor për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

09/06/2026, 9:11
Këto janë 5 gratë më të votuara nga VV-ja PDK-ja, LDK-ja dhe Aleanca

Këto janë 5 gratë më të votuara nga VV-ja PDK-ja, LDK-ja dhe Aleanca

09/06/2026, 8:37
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Dyshohet për vetëvrasje në Gjakovë

09/06/2026, 7:42
“PZAP gjobit edhe njëherë LVV-në me 2,000 euro pas ankesës së LDK-së

Kjo është top 10’sha më e votuar e VV’së deri me tani

09/06/2026, 7:34
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv