Kjo police e bukur dhe seksi ka fansa në të gjithë botën.
Diana Ramirez e njohur në rrjete sociale si ‘policja më e bukur në botë’ ka folur për karrierën e saj në luftën kundër krimit duke thenë se është e ‘nderuar’ që është pjesë e forcave policore.
Oficerja e policisë kolumbiane patrullon në rrugët e Medellin, dikur konsiderohen qyteti më i rrezikshëm në botë, por thotë se nuk do të hiqte dorë nga puna e saj e përditshme për t’u bërë modele apo influencuese.
‘Nëse do të kisha mundësi të zgjidhja sërish karrierën, nuk do të hezitoja dhe do të bëhesha sërish punonjëse police, sepse falë këtij institucioni jam kjo që jam’ është shprehur për JamPress, Ramirez duke shtuar:
“I detyrohem policisë për gjithçka që ka bërë. Unë sot jam profesioniste dhe gruaja që jam sot.’
Ramirez nuk do të heqë dorë nga karriera e saj por ajo mburret me numrin e madh të ndjekësve në Instagarm ku publikon foto me uniformë.
Ajo ka mbi 393.000 ndjekës në Isntagram dhe sapo është nominuar për Infuencuesën e vitit në Polici në Instafest Awards të cilat synojnë të njohin profesionistë që krijojnë përmbatje dixhitale me një audiencë të madhe.
‘Është një nder për mua të përfaqësoj policinë me këtë nomin’ tha Ramirez, e entuziazmuar.
“Ndihem shumë e lumtur sepse në media sociale unë tregoj punën dhe përkushtimin e të gjithë që punojmë çdo ditë dhe kontribuojmë në ndërtimin e një vendi më të mirë.’
Secila nga fotot e Ramirez është e mbushur me komente nga meshkujt që shprehin admirimin e tyre për policen.
“Policja më e bukur në planet’, “Wow e jashtëzakonshme e bukur, e dua’ janë disa nga komente të lëna në fotot e policës nga meshkujt.
Të tjerë argumentojnë se nuk është bukuria e polices por edhe fakti se ajo është e gatshme të vendos jetën e saj në linjë për të mbrojtur bashkëqytetarët e saj.
Një tjetër fanse përshkruante cilësitë e saj.
“Efikase, e përkushtua , e pasionuar dhe e bukur, çfarë mund të kërkoni më shumë?’
© SYRI.net
Lexo edhe: