https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Prokuroria prezanton listën e veteranëve që pretendon se janë të rrejshëm, mbrojtja e kundërshton

Prokuroria prezanton listën e veteranëve që pretendon se janë të rrejshëm, mbrojtja e kundërshton

Në procesin gjyqësorë të njohur si “Veteranët” prokurori special, Valdet Gashi prezantojë listat e përgatitura sipas zonave operative, ku pretendon se u është njohur statusin i veteranit në kundërshtim me ligjin 19 mijë e 500 personave, ndërkaq mbrojtja e kundërshtoi në tërësi këtë listë.

Në këtë rast, për keqpërdorim të detyrës zyrtare akuzohen ish-kryeministri Agim Çeku, ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ish-deputeti Shkumbin Demalijaj, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokurori Gashi sqaroi se lista e prezantuar nga ai është e ndarë në disa kategori dhe atë: gategoria e personave që u është njohur statusi i veteranit edhe pse ka shërbyer për aktivitet tjera në ushtri, personave të mitur, personat që kanë hequr dorë nga ushtria para përfundimit të luftës, personat nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci dhe personave që nuk u dihen të dhënat e sakta se ku ka shërbyer apo se çfarë detyra kanë pasur.

Fillimisht, prokurori Gashi prezantoi listën nga Zona Operative e Drenicës, pastaj nga zona e Dukagjinit, Llapit, Pashtrikut, Shalës, Nerodimës, Karadakut, si dhe listës nga ministria e Mbrojtjes dhe të Shtabit të Përgjithshëm.

Sipas prokurorit Gashi, në total nëpër këto zona, përfshirë edhe listën nga ministria e Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm del se u e drejta e veteranit u është njohur në kundërshtim me ligjin 19 mijë e 500 personave.

Lidhur me prezantimin e kësaj liste pati kundërshtime njëzëri nga gjithë të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre.

I akuzuari Çeku deklaroi se prokurori Gashi nuk mund të luaj rolin e komandantit dhe të bëjë identifikimin e dikujt se a ka mund të jetë veteran apo jo.

Ndërkaq, mbrojtësi i të akuzuarit, Sadik Halitjaha, avokati Eset Berisha tha se si e metë e këtyre listave që u prezantuan nga prokurori Gashi është se nuk është marrë parasysh e drejta e ankesës.

Ndërsa, i akuzuari Demalijaj tha se përderisa prokurori Gashi thotë se e drejta e veteranit u është njohur këtyre personave në kundërshtim me ligjin atëherë të specifikoj se cili është ai ligj.

I akuzuari Lushtaku tha se tash e shtatë vite është duke kërkuar që të flas, duke shtuar se shpreson se do t’í njihet kjo e drejtë.

Tutje, i pandehuri Buja tha se si të akuzuar nuk po mund të mbrohen për faktin se nuk u është dhënë qasje në aplikacionet që prokuroria pretendon se mbi bazë e tyre personave u është njohur e drejta e statusit të veteranit.

I akuzuari Daku tha se sa i përket zonës së Karadakut edhe në listën e parë që ka prezantuar prokuroria por edhe në të dytë ka persona që i përkasin zonave të tjera dhe jo të Karadakut.

Ndërkaq, mbrojtësi i të akuzuarit Rrustem Berishës, avokati Artan Qerkini tha se prokuroria nuk ka ndonjë ekspertizë që të dijë se cilat janë detyrat ushtarake, nuk ka një pozicion të saktë që të dihet se deri në cilën moshë mund të jesh pjesë e ushtrisë.

Sipas avokatit Qerkini aktakuza nuk përmban asnjë datë se kur ka përfunduar lufta që të dijë se cilët persona kanë dezertuar, duke shtuar në fund se gjykatës do t’i dorëzojnë një dokument të përgatitur që hedhë poshtë pretendimet e prokurorisë sa i përket të akuzuarit Berisha.

https://www.kujtesa.com/ https://www.kujtesa.com/ https://www.kujtesa.com/

Mbrojtësi i të akuzuarit Fazliu, avokati Naim Rudari tha se e gjithë lista e prezantuar nga ana e prokurorisë është vetëm një pretendim dhe asgjë më shumë.

Kurse, mbrojtësi i të akuzuarit Elezi, avokati Nusret Islami tha se klienti i tij nuk ka qenë me vendim anëtari i Komisionit Qeveritar që ka bërë verifikimin e statusit të veteranit dhe se njohjen e statusit veteran e ka bërë zinxhiri komandues.

Dhe në fund, mbrojtësi i të akuzuarit Jashari, avokati Afrim Salihu tha e prokuroria është dashur të merret me personat që kanë prezantuar të dhëna të rrejshme ose të falsifikuar dhe pastaj me Komisionin Qeveritar pasi që, sipas ligji kandidatët për veteran u ka obliguar që të prezantojnë të dhëna të sakta.

Seanca po vazhdon në sesionin e pasdites, ku pritet ta japin mbrojtjen e tyre të akuzuarit.

Gjykata Themelore në Prishtinë, më 16 prill 2021 të akuzuarit i kishte liruar nga akuza. Por, Gjykata e Apelit më 26 prill 2022 e ka kthyer në rigjykim këtë rast.

Sipas Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), të akuzuarit duke keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare, për kohën sa ishin pjesë e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së UÇK-së, i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës në vlerë prej 88.769.217.04 euro.

Për këto akuza, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte marrë aktgjykim lirues edhe më 19 janar 2021.

ADVERTISEMENT

Aktgjykimi në këtë rast ishte përpiluar tre muaj më vonë, ku PSRK brenda 15 ditësh kishte pasur mundësi të ushtrojë ankesë ndaj këtij aktgjykimi.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 19 qershor 2019, e kishte konfirmuar aktakuzën për këtë rast, ndërsa këtë vendim e kishte konfirmuar edhe Gjykata e Apelit në gusht të vitit 2019.

Me aktakuzën e PSRK-së, po ashtu ishte kërkuar që Gjykata Themelore në Prishtinë, të urdhërojë Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), që të pezullonte pagesën e pensioneve për 19 mijë e 500 veteranë, deri në përfundimin e procesit gjyqësor.

Por, më 1 prill 2019, gjykata e kishte refuzuar këtë kërkesë me arsyetimin se propozimi për masën e përkohshme nuk është ndaj të akuzuarve, por ndaj MPMS-së, si palë e tretë.

Kurse pas seancave të mbajtura, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 19 janar 2021, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të akuzuarve në këtë rast.

Sipas aktakuzës së përgatitur nga ish-prokurori special, Elez Blakaj, personat e përfshirë thuhet se prej vitit 2011 deri në vitin 2017, duke vepruar si anëtarë të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, duke tejkaluar kompetencat me dashje dhe duke mos i përmbushur detyrat zyrtare, me qëllim që të përfitojnë personat e tjerë në mënyrë të kundërligjshme, në vazhdimësi, në dëm të Buxhetit të Republikës së Kosovës.

Në këtë aktakuzë, janë përfshirë 12 persona, të cilët ngarkohen me veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Listës së personave të akuzuar i prin Agim Çeku, i pasuar nga Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

PSRK-ja, po ashtu i kishte propozuar gjykatës, që ta lëshonte masën për ndalimin e pagesës së pensioneve të fituara në mënyrë të kundërligjshme si veteranë luftëtarë të UÇK-së, deri në përfundimin e procedurës penale.

Tutje, sipas PSRK-së, nga provat e siguruara ishte vërtetuar se nga pagesat e kundërligjshme për veteranët luftëtarë të UÇK-së, buxheti i Republikës së Kosovës ishte dëmtuar në shumë prej 68.153.533.14 euro.

Ndërsa, me aktakuzën e dorëzuar në gjykatë më 7 dhjetor 2018, pretendohet se buxheti i Republikës së Kosovës ishte dëmtuar në shumë prej 88.769.217.04 euro.

Post Views: 553

Poste të ngjashme

Krasniqi ia pren Kurtit: S’ke nevojë me më dërgu letra, s’ka koalicion mes nesh

Krasniqi ia pren Kurtit: S’ke nevojë me më dërgu letra, s’ka koalicion mes nesh

15/05/2025, 21:27

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në DebatPlus i ka dërguar mesazh kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit që mos t’i çoi...

Krenohet Peci: Jam ministri me më së shumti besim e vota – Kerquki: I ke falë Albin Kurtit, mos e mbaj këtë barrë

Krenohet Peci: Jam ministri me më së shumti besim e vota – Kerquki: I ke falë Albin Kurtit, mos e mbaj këtë barrë

15/05/2025, 21:21

Në emisionin Pressing në T7, ku i ftuar është ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, i cili thotë se...

Hajnat ia vjedhin veturën 48-vjeçarit nga oborri i shtëpisë në Klinë, kërkon ndihmën e Policisë

Thyhet vetura – vidhen para, dokumente dhe sende personale

15/05/2025, 21:07

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e sotme në rrugën “Shpëtim Robaj” në kryeqytet, ku persona të...

Lionel Messi rikthehet te kombëtarja e Argjentinës

Lionel Messi rikthehet te kombëtarja e Argjentinës

15/05/2025, 17:10

Nëntë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi është rikthyer te kombëtarja e Argjentinës, pasi mungoi në grumbullimin e...

LDK dënon sulmet e grupeve kriminale në veri: Të ndalen menjëherë

LDK pas mbledhjes së kryesisë: Çdo vonesë në ndërtimin e institucioneve është dëm për interesin e qytetarëve dhe cenon rëndë rendin kushtetues institucional të vendit

15/05/2025, 17:07

Gjatë ditës së sotme Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e kryesisë. Kjo mbledhje ka ardhur pas një takimi...

Lajmi i fundit

Krasniqi ia pren Kurtit: S’ke nevojë me më dërgu letra, s’ka koalicion mes nesh

Krasniqi ia pren Kurtit: S’ke nevojë me më dërgu letra, s’ka koalicion mes nesh

15/05/2025, 21:27
Krenohet Peci: Jam ministri me më së shumti besim e vota – Kerquki: I ke falë Albin Kurtit, mos e mbaj këtë barrë

Krenohet Peci: Jam ministri me më së shumti besim e vota – Kerquki: I ke falë Albin Kurtit, mos e mbaj këtë barrë

15/05/2025, 21:21
Hajnat ia vjedhin veturën 48-vjeçarit nga oborri i shtëpisë në Klinë, kërkon ndihmën e Policisë

Thyhet vetura – vidhen para, dokumente dhe sende personale

15/05/2025, 21:07
Lionel Messi rikthehet te kombëtarja e Argjentinës

Lionel Messi rikthehet te kombëtarja e Argjentinës

15/05/2025, 17:10
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv