https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

PZAP-ja refuzon të gjitha ankesat

PZAP-ja refuzon të gjitha ankesat
Share on FacebookShare on Twitter

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar si të pabazuar ankesën e parashtruar nga Emilija Rexhepi, lidhur me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar dy ankesa të parashtruara nga nënkryetarja e NDS-së, Emilija Rexhepi, e cila kishte kërkuar verifikimin dhe hetimin e votave të fituara nga disa subjekte të komuniteteve joshumicë, duke pretenduar manipulim dhe cenim të përfaqësimit autentik.

Në ankesën e parë (ZP.Anr.58/2026), Rexhepi kishte kontestuar votat e subjektit serb “Za slobodu, pravdu i opstanak”, të cilat u realizuan në gjashtë vendvotime në mjediset boshnjake të Komunës së Prizrenit (Reçan, Lubinjë e Epërme, Lubinjë e Poshtme, Manastiricë, Gërnçar dhe Planjanë), duke theksuar se në këto zona, sipas të dhënave zyrtare demografike, nuk ka prani reale të komunitetit serb.

Ndërsa në ankesën e dytë (ZP.Anr.57/2026), ajo kishte vënë në pah një disproporcion tjetër të madh në fshatin Velezhë, ku “Koalicioni Vakat” (subjekt boshnjak) kishte marrë 94 vota, përkundër faktit se sipas regjistrimit të popullsisë ASK/ReKos 2024, ky fshat ka gjithsej 395 banorë, prej të cilëve 394 janë shqiptarë dhe vetëm një është boshnjak.

PZAP i përbërë nga gjyqtarët Ramush Bardiqi (kryesues), Hidajete Gashi Alaj dhe Kujtim Pasuli (anëtarë), ka vendosur lidhur me ankesën e subjektit politik Lista Serbe, me seli në Mitrovicën e Veriut.

ADVERTISEMENT

Ankesa ishte paraqitur kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Nr. 01/1375-2026, të datës 27.06.2026, për shpalljen e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 07 qershor 2026.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Sipas panelit, pretendimet për vota të parregullta në zona pa komunitet serb janë të pabazuara, pasi e drejta e votës është personale, e barabartë dhe e fshehtë, ndërsa lista e votuesve nuk përmban të dhëna për përkatësinë etnike.

Derisa, PZAP ka refuzuar si të pabazuar ankesën e parashtruar nga Bekim Haxhiu, kandidat për deputet nga radhët e PDK-së.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ankesa kishte të bënte me vendimin e KQZ-së për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit 2026, të cilat ankuesi i konsideronte të pasakta dhe të paverifikuara.

Sipas PZAP-së, pretendimet për parregullsi gjatë numërimit dhe rinumërimit nuk qëndrojnë, ndërsa procesi i rinumërimit në QNR nuk ka vërtetuar shkelje që do të ndikonin në rezultatet përfundimtare

Poste të ngjashme

Ekstradohet nga Kosova për në Gjermani, i kërkuari me letër-rreshtim ndërkombëtar

Ekstradohet nga Kosova për në Gjermani, i kërkuari me letër-rreshtim ndërkombëtar

01/07/2026, 15:02

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së...

Digjitalizimi i biletave të transportit publik, Trafiku Urban ka një njoftim për udhëtarët

Digjitalizimi i biletave të transportit publik, Trafiku Urban ka një njoftim për udhëtarët

01/07/2026, 14:42

Trafiku Urban ka deklaruar se nga sot do të hyjnë në fuqi tarifat e reja të biletave për transportin publik....

Tragjedia në Batllavë, reagon Bulliqi: Ngushëllime familjes, falënderim ekipeve që gjetën trupin e të riut

Tragjedia në Batllavë, reagon Bulliqi: Ngushëllime familjes, falënderim ekipeve që gjetën trupin e të riut

01/07/2026, 14:39

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka shprehur ngushëllimet e tij më të sinqerta për ndarjen nga jeta të...

Rinisin kërkimet për 25-vjeçarin e zhdukur në Liqenin e Batllavës

Rinisin kërkimet për 25-vjeçarin e zhdukur në Liqenin e Batllavës

01/07/2026, 7:52

Operacioni i kërkimit për 25-vjeçarin, i cili dyshohet se ka rënë nga një mjet lundrues në Liqenin e Batllavës, teksa...

Historia e llapjanit për mjekët e Podujevës: Ja si ma shpëtuan jetën

Historia e llapjanit për mjekët e Podujevës: Ja si ma shpëtuan jetën

30/06/2026, 22:35

Abdurrahman Hasani, një qytetar nga Podujeva, ka bërë një dedikim publik për një rast të tij personal. Ai ka falenderuar...

Lajmi i fundit

PZAP-ja refuzon të gjitha ankesat

PZAP-ja refuzon të gjitha ankesat

01/07/2026, 15:39
Ekstradohet nga Kosova për në Gjermani, i kërkuari me letër-rreshtim ndërkombëtar

Ekstradohet nga Kosova për në Gjermani, i kërkuari me letër-rreshtim ndërkombëtar

01/07/2026, 15:02
Digjitalizimi i biletave të transportit publik, Trafiku Urban ka një njoftim për udhëtarët

Digjitalizimi i biletave të transportit publik, Trafiku Urban ka një njoftim për udhëtarët

01/07/2026, 14:42
Tragjedia në Batllavë, reagon Bulliqi: Ngushëllime familjes, falënderim ekipeve që gjetën trupin e të riut

Tragjedia në Batllavë, reagon Bulliqi: Ngushëllime familjes, falënderim ekipeve që gjetën trupin e të riut

01/07/2026, 14:39
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv