Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, ka promovuar turizmin e qytetit të tij, duke shpalosur bukuritë e rralla që posedon kjo komunë.
Përmes një video-incizimi, Ferati i njofton qytetarët me malet e Moknës, Lugun e Butë, burimet e freskëta të ujit e njerëzit plot energji e mikpritje, shkruan IndeksOnline.
“Ky vend i bekuar me pasuri natyrore e kulturore ka potencial të jashtëzakonshëm për investime dhe zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm. Me politika të mençura, me vizion afatgjatë dhe me dashurinë për tokën tonë, Istogu mund të bëhet shembull se si zhvillimi ekonomik shkon dorë për dore me ruajtjen e natyrës” u shpreh ai.