https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Qeveria i qet pengesa Komunës së Prishtinës për dhënien e pronës për ndërtimin e dy fakulteteve të UP’së

Qeveria i qet pengesa Komunës së Prishtinës për dhënien e pronës për ndërtimin e dy fakulteteve të UP’së

Një vendim i Kuvendit Komunal të Prishtinës për dhënien në shfrytëzim të UP-së të një parcele toke komunale, për ndërtimin e Objektit të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore (FSHMN) dhe Fakultetit Ekonomik, po pengohet nga Qeveria e Kosovës, përmes MAPL’së. Ekzekutivi qendror po pretendon se kërkesën në fjalë është dashur ta bëjë Ministria e Arsimit e jo Universiteti “Hasan Prishtina”. Komuna që drejtohet nga Përparim Rama, e ka ndarë mendjen. Tokën do t’ia japë UP’së. Për këtë ka gjetur edhe bazën ligjore. Projekti për ndërtimin e objekteve të reja për fakultetet do të financohet nga BE-ja. 

Kuvendi Komunal i Prishtinës në fund të muajit të kaluar ka marrë vendim për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës nga ana Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Vendimi është marrë pas kërkesës së Universitetit i Prishtinës “Hasan Prishtina”, gjegjësisht Rektorit të UP-së, për shfrytëzimin e pronës komunale, me qëllim të ndërtimit të objektit të Fakultetit të Shkencave Matematike – Natyrore (FSHMN) dhe Fakultetit Ekonomik.

Por, ligjshmëria e vendimit të miratuar në Kuvendin Komunal të Prishtinës, po kontestohet nga pushteti qendror, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Ministrisë e Administrimit të Pushtetit Lokal, në një shkresë 2 faqesh në total, e gjysmë faqeje arsyetim, drejtuar Komunës së Prishtinës, po konsideron se ky akt i nxjerrë nga komuna nuk është në përputhje me dispozitat e Legjislacionin në fuqi.

MAPL thotë se kërkesën për këtë rast është dashur ta bëjë Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, ndonëse UP-ja nuk është nën vartësinë e Ministrisë e as të Qeverisë, por është institucion i pavarur publik dhe ka organet e veta dhe titullarin e vet.

 

Në arsyetimin e MAPL-së të cilin e ka siguruar Gazeta Online Reporteri.net, thuhet se “dhënia e pronës së paluajtshme të komunës në shfrytëzim për raste të veçanta, bëhet konform kërkesës me shkrim nga institucionet qendrore të Republikës së Kosovës, si: Presidenti; Kuvendi i Kosovës; Kryeministri/Qeveria; Ministri/Ministria; Kryetari i Këshillit Gjyqësor dhe Kryetari i Këshillit Prokurorial i Kosovës; Kryeshefi i një Agjencie të Pavarura Shtetërore, prandaj duke ju referuar kësaj dispozite kërkesën për Universitetin e Prishtinës duhet duhet ta beje Ministria e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit”.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

MAPL kërkon nga Kuvendi i Komunës dhe Kryetari i Komunës së Prishtinës që të ndërmarrin veprime konkrete që aktin e komunës ta rishqyrtojnë dhe harmonizojnë me dispozitat ligjore në fuqi brenda 30 ditësh.

Kjo e fundit ka kthyer përgjigje negative në këtë kërkesë.

Komuna e konsideron vendim të drejtë dhënien e lejes

Në shkresën tre faqesh të cilën Komuna e Prishtinës ia ka kthyer Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, potencohet se vendimi i datës 24 nëntor 2022 është i drejtë dhe i ligjshëm.

Andaj, Komuna e Prishtinës thotë se nuk do të veprojë sipas kërkesës së MAPL-së, por do të bëjë publikimin e vendimit dhe zbatimin e tij konform kompetencave ligjore, shkruan gazeta online Reporteri.net.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

 

Komuna po ashtu konstaton se MAPL në kërkesën e saj, nuk ka dhënë arsye të mjaftueshme pse Vendimi i Kuvendit Komunal nuk është në përputhje me kushtetutën dhe ligjin përkatës.

Aty po ashtu potencohet se UP nuk është nën vartësinë e Ministrisë e as të Qeverisë, por është institucion i pavarur publik dhe ka organet e veta dhe titullarin e vet.

“Për këto arsye e duke qenë të bindur se Vendimi i Kuvendit Komunal të Prishtinës për ti dhënë në shfrytëzim pronën komunale Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” sipas kërkesës se Rektorit të UP si titullar i Universitetit dhe duke u bazuar në dispozitat ligjore të lart cituara, paraqet vendim të drejtë, në interes publik dhe plotësisht të ligjshëm sipas kuptimit të dispozitës se nenit 21 paragrafi 1 të Ligjit nr. 06/L-092 për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës dhe dispozitës së nenit 24 paragrafi 6 nënparagrafi 6.6 të Rregullores (QRK) Nr. 09/2020 për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës”, thuhet në përgjigjen e Komunës.

Prona jepet në shfrytëzim për 99 vjet, projekti financohet nga Bashkimi Evropian   

Kërkesa për shfrytëzimin e pronës komunale është bërë nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, gjegjësisht Rektori i UP-së, më 25 dhjetor të këtij viti.

Afati kohor për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës, të cekur në këtë vendim, është në afat për 99 vjet.

Prona Komunale do të shfrytëzohet për ndërtimin e objektit të Fakultetit të Shkencave Matematike – Natyrore (FSHMN) dhe Fakultetit Ekonomik, te cilat janë planifikuar të ndërtohen në parcelën kadastrale (Zona Kadastrale Fakulteti Teknik).

Projekti i ndërtimit të objektit e FSHMN-së, financues kryesor i të cilit është Bashkimi Evropian, ndërsa participojnë edhe Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Ministria e Arsimit.

Lidhur me këtë çështje, Gazeta Online Reporteri.net ka dërguar pyetje në adresë të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, për të pyetur nëse ka tendencë nga niveli qendror për të mos lejuar ndërtimin në këtë pjesë, dhe a po bëhet “ndërhyrje” në pavarësinë institucionale të Universitetit të Prishtinës.

Në përgjigje për Gazetën Online Reporteri.net, MAPL insiston se vendimi është në kundërshtim me ligjin.

“MAPL, ka vlerësuar se vendimi Nr. 01-463/01-257616/22, i datës 24.11.2022, për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshëm të komunës Universitetit të Prishtinës “HASAN PRISHTINA”, i miratuar nga Kuvendi i Komunës së Prishtinës, është në kundërshtim më dispozitat e legjislacionit në fuqi.

Në raportin vlerësues të ligjshmërisë së MAPL-së, është konstatuar se vendimi Nr.01-463/01-257616/22, i datës 24.11.2022, është në kundërshtim me nenin 24 paragrafin 6 të Rregullores (QRK) Nr. 09/2020 për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës, ku përcaktohet se dhënia e pronës së paluajtshme të komunës në shfrytëzim për raste të veçanta, bëhet konform kërkesës me shkrim nga institucionet qendrore të Republikës së Kosovës, si: Presidenti; Kuvendi i Kosovës; Kryeministri/Qeveria; Ministri/Ministria; Kryetari i Këshillit Gjyqësor dhe Kryetari i Këshillit Prokurorial i Kosovës; Kryeshefi i një Agjencie të Pavarura Shtetërore. Andaj duke ju referuar kësaj dispozite MAPL, ka rekomanduar që kërkesën për Universitetin e Prishtinës duhet ta bëjë Ministria e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit”. /Reporteri.net/.

 

Poste të ngjashme

Veliu për qeverinë Kurti: Erdhe në pushtet me moton ç’kapja e shtetit për ta kapur vet më fort

Agim Veliu reagoon pas mos-përfshirjes në listën e kandidatëve të LDK-së: “Ky është vetëm fillimi”

07/12/2025, 20:19

Agim Veliu reagoon pas mos-përfshirjes në listën e kandidatëve të LDK-së: “Ky është vetëm fillimi” Ish-ministri dhe ish-kryetari i Komunës...

E mitura denoncon dhunimin: I dyshuari i mitur incizoi aktin dhe e shpërndau në rrjete sociale

E mitura denoncon dhunimin: I dyshuari i mitur incizoi aktin dhe e shpërndau në rrjete sociale

06/12/2025, 10:02

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve, sulmeve seksuale e dhunimeve....

LDK dënon sulmet e grupeve kriminale në veri: Të ndalen menjëherë

LDK sot mban konferencë për media, s’dihet arsyeja

06/12/2025, 9:29

Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbajë një konferencë për media, duke filluar nga ora 11:00. Konferenca mbahet në...

IPK vazhdon pezullimin e zyrtarit policor Driton Agaj – Avokati pretendon se rasti lidhet me konflikt familjar dhe tentim degradimi

IPK vazhdon pezullimin e zyrtarit policor Driton Agaj – Avokati pretendon se rasti lidhet me konflikt familjar dhe tentim degradimi

05/12/2025, 22:37

Më 2 dhjetor, Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar për suspendimin e dy zyrtarëve policorë, nën dyshimin për përfshirje në...

Këta janë numrat kontaktues të shërbimeve emergjente në Komunën e Podujevës

Ja kush do të drejtoj drejtorinë për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi

05/12/2025, 15:06

Saranda Stublla riemërohet drejtore e Drejtorisë për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi e ka riemëruar Saranda...

Lajmi i fundit

Veliu për qeverinë Kurti: Erdhe në pushtet me moton ç’kapja e shtetit për ta kapur vet më fort

Agim Veliu reagoon pas mos-përfshirjes në listën e kandidatëve të LDK-së: “Ky është vetëm fillimi”

07/12/2025, 20:19
E mitura denoncon dhunimin: I dyshuari i mitur incizoi aktin dhe e shpërndau në rrjete sociale

E mitura denoncon dhunimin: I dyshuari i mitur incizoi aktin dhe e shpërndau në rrjete sociale

06/12/2025, 10:02
LDK dënon sulmet e grupeve kriminale në veri: Të ndalen menjëherë

LDK sot mban konferencë për media, s’dihet arsyeja

06/12/2025, 9:29
IPK vazhdon pezullimin e zyrtarit policor Driton Agaj – Avokati pretendon se rasti lidhet me konflikt familjar dhe tentim degradimi

IPK vazhdon pezullimin e zyrtarit policor Driton Agaj – Avokati pretendon se rasti lidhet me konflikt familjar dhe tentim degradimi

05/12/2025, 22:37
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv