https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Radojeviq: Po bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen, por nuk i pranojmë vendimet e njëanshme të Kosovës

Radojeviq: Po bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen, por nuk i pranojmë vendimet e njëanshme të Kosovës
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, në një intervistë për ‘Kosova Online’ ka thënë se situata në qytetin e Ibrit është e qetë, por e tensionuar dhe se qytetarët presin respektimin e lirisë së lëvizjes për të gjithë në periudhën e ardhshme.

Radojeviq thekson se situata në Mitrovicën e Veriut është e qetë, por targat janë tema kryesore e qytetarëve.

“Situata në Mitrovicën e Veriut është e qetë, si në ditët e kaluara. “Qytetarët i kryejnë aktivitetet e tyre të përditshme, por vërehet se qytetarët janë të mërzitur sepse në çdo hap flitet për targa dhe lëvizje të njëanshme të Kosovës”, thotë Radojeviq.

Ai thotë se përfaqësuesit e serbëve në çdo mënyrë apelojnë tek qytetarët që të qëndrojnë të qetë dhe të mos bien në provokime të mundshme.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Ne si përfaqësues politikë jo vetëm këto ditë, por javë e muaj më parë jemi përpjekur të ruajmë paqen, jo vetëm në veri të Mitrovicës, por në gjithë veriun e Kosovës. Ne bisedojmë me qytetarët, ndikojmë që ata të qëndrojnë të përmbajtur, apelojmë që të kenë besim në udhëheqjen e tyre shtetërore, në ekipin tonë negociator dhe në shtetin e Serbisë. Situata është e tensionuar dhe tema e targave fatkeqësisht është bërë përditshmëria jonë”, thotë Radojeviq.

ADVERTISEMENT

Radojevic u bën thirrje të gjithë faktorëve relevant që të bëjnë gjithçka për të siguruar lirinë e lëvizjes për të gjithë dhe se asgjë nuk do të arrihet me lëvizje të njëanshme.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Serbët në Kosovë nuk janë absolutisht kërcënim për askënd. Serbët në Kosovë duan një jetë të denjë për një qenie njerëzore, ne jemi vetëm dhe prandaj askujt nuk i krijojmë problem sa i përket lirisë së lëvizjes. Lëvizja në veri të Kosovës është absolutisht e mundur për të gjithë. Liria e lëvizjes u ofrohet të gjithëve, përfaqësuesve të KFOR-it, EULEX-it si dhe përfaqësuesve të Policisë së Kosovës. Nuk ka probleme dhe përderisa ata kryejnë detyrat e tyre në përputhje me ligjin dhe përderisa prioritet është mbrojtja e qytetarëve, nuk do të ketë probleme, por nga ana tjetër presim që të garantohet liria e lëvizjes, se liria jonë e lëvizjes nuk kufizohet me afate apo vendime të njëanshme të Kosovës”, tha  Radojeviq.

Sot skadon afati për riregjistrimin e automjeteve.

Poste të ngjashme

Osmani dhe Abdixhiku shkojnë në takim te Kurti

Osmani dhe Abdixhiku shkojnë në takim te Kurti

10/07/2026, 17:18

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka arritur në takimin konsultativ me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Abdixhiku...

Inspektorati vazhdon aksionin ndaj bizneseve të kriptovalutave dhe këmbimoreve, mbyllen edhe dy të tjera

Inspektorati vazhdon aksionin ndaj bizneseve të kriptovalutave dhe këmbimoreve, mbyllen edhe dy të tjera

10/07/2026, 16:15

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), ka vazhduar edhe gjatë ditës...

Kështu e komenton Lushtaku takimin mes Bedri Hamzës dhe Albin Kurtit

Kështu e komenton Lushtaku takimin mes Bedri Hamzës dhe Albin Kurtit

10/07/2026, 15:03

Sami Lushtaku e ka komentuar takimin e kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, me Albin Kurtin. Ai e ka falënderuae Bedri...

Pamje brenda takimit Kurti-Hamza

Pamje brenda takimit Kurti-Hamza

10/07/2026, 14:24

Zyra e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, kanë lëshuar një njoftim për takimin që Kurti pati me kryetarin...

Përleshje për kontest pronësor në Vranidoll, dy të arrestuar

Gjendet pa shenja jete një shtetase e Malit të Zi në Banjë të Istogut

10/07/2026, 8:49

Një femër, shtetase e Malit të Zi, është gjetur pa shenja jete të enjten rreth orës 17:00, në fshatin Banjë...

Lajmi i fundit

Osmani dhe Abdixhiku shkojnë në takim te Kurti

Osmani dhe Abdixhiku shkojnë në takim te Kurti

10/07/2026, 17:18
Inspektorati vazhdon aksionin ndaj bizneseve të kriptovalutave dhe këmbimoreve, mbyllen edhe dy të tjera

Inspektorati vazhdon aksionin ndaj bizneseve të kriptovalutave dhe këmbimoreve, mbyllen edhe dy të tjera

10/07/2026, 16:15
Kështu e komenton Lushtaku takimin mes Bedri Hamzës dhe Albin Kurtit

Kështu e komenton Lushtaku takimin mes Bedri Hamzës dhe Albin Kurtit

10/07/2026, 15:03
Pamje brenda takimit Kurti-Hamza

Pamje brenda takimit Kurti-Hamza

10/07/2026, 14:24
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv