Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka njoftuar se sot do të mbahet një protestë për siç ka thënë ai ‘neglizhencën e prokurorisë’ për zbardhjen e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendose, Astrit Deharit.
Përmes një postimi në Facebook, Gashi ka thënë se protesta do të organizohet në ora 12:00 përballë Prokurorisë Speciale të Prishtinës dhe në sheshin “Zahir Pajaziti”.
“Gjaku i Astritit nuk falet. U bënë 7 vjet nga vrasja e Astritit e Prokuroria nuk don ta shef të vërtetën. Protesta do të mbahet për shkak të neglizhencës së Prokurorisë në hetimin e vrasjes së aktivistit të Lëvizjes VETËVENDOSJE”- ka shkruar Gashi në Facebook.







