https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Rasti në Pejë, u tërhiqet licenca Aurona Pelajt dhe tri infermiereve tjera

Rasti në Pejë, u tërhiqet licenca Aurona Pelajt dhe tri infermiereve tjera
Share on FacebookShare on Twitter

Oda e Infermierëve të Kosovës ka bërë të ditur se ua ka tërhequr licencën Aurona Pelajt, e cila një ditë më parë u arrestua për sulm fizik ndaj një 70 vjeçareje në një shtëpi të moshuarve në Pejë si dhe tri infermierëve tjera.

Në njoftimin e OIK-ut thuhet se licenca u është tërhequr Aurona Pelajt, Altina Rexhepit, Giltiana Nezirit si dhe Remzije Kuqi-Gashit, raporton Telegrafi.

“Sot me datë 03.11.2022 me fillim nga ora 11:00 u mbajt takimi urgjent i Prokurorit të OIK, Këshillit Etik dhe Kryetarit të OIK në lidhje me ngjarjet e fundit të cilat kanë ndodhur ditën e djeshme në lidhje me ushtrimin e dhunës nga 4 infermiere ndaj një gruaje të moshuar në Shtëpinë e Pleqve ‘Orenda’ në Pejë, në të cilin u nxorr vendim për tërheqje e Licencës dhe fshirje e Profesionistëve Shëndetësor nga regjistri i OIK për anëtarët:

  1. Aurona Pelaj me numër të anëtarësisë OIK-1033/22, profili shëndetësor “Bachelor i Shkencave në Infermieri” numër të licencës KO-37133/A-06-20;
  2. Altina Rexhepi me numër të anëtarësisë OIK-279/21, profili shëndetësor “Bachelor i Mamisë” me numër të licencës KO-32611/A-06-1;
  3. Giltiana Neziri me numër të anëtarësisë OIK-1376/19, profili shëndetësorë “Infermiere e Përgjithshme”;
  4. Remzije Kuqi – Gashi me numër të anëtarësisë OIK-7262/18, profili shëndetësorë “Teknik i Mjekësisë” me numër të licencës KO-27194/A-05-20”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Dorjan Juniku, njëri nga dy prokurorët e rastit për rrahjen e të moshuarës në Qendrën për të Moshuar “Orenda” në Pejë ka sjellë hollësi të reja për çështjen në fjalë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Juniku në një paraqitje për një media lokale në Pejë konfirmoi se sapo ka përfunduar (ora12:15min) intervistimi dhe vlerësimi i gjendjes së viktimës nga ana e psikiatrit dhe se shumë shpejt ai do të jetë në duart e prokurorit.

Juniku poashtu konfirmoi se ka lëshuar autorizime për zgjerim hetimesh, konkretisht për intervistim të personelit të qendrës së të moshuarve ‘Orenda’ në Pejë. /Telegrafi/

Poste të ngjashme

Bulliqi pret Ambasadorin e Hungarisë në “Javën e Kulturës Hungareze” në Podujevë

Bulliqi pret Ambasadorin e Hungarisë në “Javën e Kulturës Hungareze” në Podujevë

21/09/2026, 19:07

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka marrë pjesë në aktivitetin “Java e Kulturës Hungareze”, ku ka takuar Ambasadorin...

Humbja e betejës me PDK-në për tubimin në “Skënderbe”, VV-ja sulmon ashpër PZAP-në dhe Supreme

VV-ja i kthen përgjigjen PDK-së për nismën ligjore lidhur me Specialen në Kuvend

21/09/2026, 17:58

VV-ja ia ka kthyer një përgjigje PDK-së, lidhur me nismën e tyre për Projektligjin e Gjykatës Speciale në Kuvend.Njoftimi i...

Vazhdojnë kërkim-faljet: Qëndrim Kryeziu kërkon falje ndaj Gani Gecit: “

Vazhdojnë kërkim-faljet: Qëndrim Kryeziu kërkon falje ndaj Gani Gecit: “

21/09/2026, 16:08

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Qëndrim Kryeziu, ka kërkuar falje ndaj Gani Gecit pas deklaratave të bëra një ditë më...

Lotina në muajin e nëntë të shtatzënisë, pozon pranë Mozzikut

Lotina në muajin e nëntë të shtatzënisë, pozon pranë Mozzikut

20/09/2026, 17:00

Lotina ka ndarë me ndjekësit tri fotografi të reja krah Mozzikut, duke zbuluar se shtatzënia e saj tashmë ka hyrë...

Blakaj: Në Serbi për krime lufte janë dënuar kryesisht oficerë të rangut të ulët

Blakaj: Në Serbi për krime lufte janë dënuar kryesisht oficerë të rangut të ulët

20/09/2026, 16:39

Në Serbi, personat e dënuar për krime lufte kanë qenë kryesisht oficerë të rangut të ulët dhe jo ata me...

Lajmi i fundit

Bulliqi pret Ambasadorin e Hungarisë në “Javën e Kulturës Hungareze” në Podujevë

Bulliqi pret Ambasadorin e Hungarisë në “Javën e Kulturës Hungareze” në Podujevë

21/09/2026, 19:07
Humbja e betejës me PDK-në për tubimin në “Skënderbe”, VV-ja sulmon ashpër PZAP-në dhe Supreme

VV-ja i kthen përgjigjen PDK-së për nismën ligjore lidhur me Specialen në Kuvend

21/09/2026, 17:58
Vazhdojnë kërkim-faljet: Qëndrim Kryeziu kërkon falje ndaj Gani Gecit: “

Vazhdojnë kërkim-faljet: Qëndrim Kryeziu kërkon falje ndaj Gani Gecit: “

21/09/2026, 16:08
Lotina në muajin e nëntë të shtatzënisë, pozon pranë Mozzikut

Lotina në muajin e nëntë të shtatzënisë, pozon pranë Mozzikut

20/09/2026, 17:00
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv