https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Reagim me shkas – Bekrija me letër emocionale për Komandantin Zahir Pajaziti

Reagim me shkas – Bekrija me letër emocionale për Komandantin Zahir Pajaziti

 

Reagim me shkas – Bekrija me letër emocionale për Komandantin Zahir Pajaziti

Bekrija ka shpërndarë një letër prekëse kushtuar heroit të kombit, Zahir Pajaziti, në ditëlindjen e tij, duke shprehur dhimbjen, mallin dhe zhgënjimin ndaj atyre që, sipas tij, po përpiqen të përvetësojnë lavdinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“I nderuari Zahir, vëlla dhe Komandant, të kërkoj ndjesë.

Kam obligim moral e kombëtar ta mbroj të vërtetën.

Edhe kësaj ditëlindjeje nuk isha pranë teje, jo nga mungesa e vullnetit,

por nga dhimbja e revoltës.

Nuk po gjej forcë të përballoj ata që sot vetëquhen ‘bashkëluftëtarë’,

ndërsa dje nuk gjenin guxim as të të përshëndesnin.”

Ai shkruan se shumë prej atyre që sot dalin publikisht me fjalë të mëdha për UÇK-në, nuk kanë qenë pranë Komandantit në ditët e vështira të luftës.

“Kur Kosovës i duhej pushka e guximi, ti kishe pak shokë.

Kur liria kërkonte gjak, jo lule, ishim të paktë,

por me zemër dhe me besë të madhe.

Ti e di mirë kush qëndroi pranë teje. Ne e dimë.”

Në letrën e tij, Bekrija nuk fsheh zhgënjimin me ata që sot, siç thotë ai, “zgerdhihen dhe përvetësojnë lavdinë e dëshmorëve”.

“Pas rënies sate në pavdekësi, u shtuan ‘bashkëluftëtarët’.

Dolën edhe ata që e ulën kokën kur ti ecje rrugës,

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

edhe ata që nuk gjenin guxim as për të pirë një kafe me ty.

Sot ata flasin me gojë plot ‘UÇK’,

ndërsa ne të vërtetët duhet të heshtim pas rreshtave të mbushur me sahanlëpirës.”

Letra përfundon me tone të thella emocionale:

ADVERTISEMENT

“Zahir, të kërkoj falje që nuk qëndrova pranë teje sot.

Nuk po më lënë t’i afrohem amanetit tënd,

sepse e kanë zënë vendin ata që nuk e meritojnë.

Por nesër do të vij vetëm,

do të flasim si dikur,

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

dhe do të të tregoj shumë gjëra — ato që nuk duan t’i dëgjojnë të vërtetët.”

Me mall, me respekt dhe me besë — Bekrija

 

 

Postimi i plote:

Reagim me shkas

I nderuari Zahir, vëlla dhe Komandant, të kërkoj ndjesë.
Kam obligim moral dhe kombëtar ta mbroj të vërtetën.

Edhe kësaj ditëlindjeje nuk isha fizikisht pranë teje.
Ashtu si edhe herëve të tjera.
Nuk është mungesë vullneti — është dhimbje, është revoltë.
Nuk po gjej forcë të përballoj disa fytyra që sot vetëquhen “bashkëluftëtarë”, ndërsa dje nuk gjenin guxim as të të përshëndesnin.

Sot shoh njerëz që zgerdhihen, dalin para shoqërisë me gjoks të fryrë e me fjalë të mëdha, duke tentuar të përvetësojnë lavdinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Po përpiqen të rishkruajnë historinë e shenjtë të luftës sonë.
Po përpiqen ta veshin veten me nderin që nuk e kanë fituar.

Kur Kosovës i duhej pushka, guximi, sakrifica — ti kishe pak shokë.
Kur liria kërkonte gjak, jo lule e livadhe — ishim shumë pak.
Pak në numër, por me zemër e me besë të madhe.

Ti i di mirë kush qëndroi pranë teje. Unë i di.
Ne i dimë. Ishim pak, Komandant.
Armët e pakta i ruanim si sytë e ballit,
siç ruanim njëri-tjetrin.

Por sot, Zahir, pas rënies sate në pavdekësi, u shtuan “bashkëluftëtarët”.
Dolën me qindra.
Dolën edhe ata që e ulën kokën kur ti ecje rrugës.
Dolën edhe ata që dyshonin në veprimtarinë tënde.
Dolën edhe ata që s’kishin guxim të të pinin një kafe, e lëre më të dilnin në luftë krah teje.

Sot ata flasin me gojë plot “UÇK”,
ndërsa ne që ishim aty — ne të vërtetët —
duhet të heshtim në rresht të dhjetë,
pas rreshtave të mbushur me sahanlëpirës e përvetësues të lavdisë.

Çfarë turpi!
Çfarë fyerje për gjakun e dëshmorëve!

Po të ishte gjallë Hakifi, do të qeshte me përbuzje:
“Edhe ky qenka bashkëluftëtar? Eh… fishekë pak kemi!”
Edhe Ilirit do t’i shndriste buza me atë buzëqeshjen e tij të përmallshme.

Zahir, të kërkoj falje që nuk qëndrova pranë teje sot.
Nuk po më lënë t’i afrohem amanetit tënd, sepse e kanë zënë vendin ata që nuk e meritojnë.

Por nesër, Komandant, do të vij vetëm.
Do të flasim si dikur.
Do të të tregoj shumë gjëra — ato që nuk duan t’i dëgjojnë të vërtetët.
Mos ua trego Ilirit e Hakifit, se do të mërziten.

Me mall, me respekt dhe me besë,
Bekrija

Poste të ngjashme

Këta janë numrat kontaktues të shërbimeve emergjente në Komunën e Podujevës

Komuna e Podujevës hap thirrjen publike për ndarjen e serrave për fermerët lokal

08/11/2025, 9:10

Komuna e Podujevës, përmes Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka shpallur thirrjen publike për aplikim në projektin “Furnizimi...

Balotazhi, sot përfundon votimi me postë

Balotazhi, sot përfundon votimi me postë

08/11/2025, 8:37

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar votuesit jashtë Kosovës të komunave në të cilat do të mbahet raundi i dytë...

E trishtë: Ky është 35-vjeçari që u gjet pa shenja jete pranë mullirit në Sekiraqë të Podujevës

Pesë persona humbin jetën për dy ditë në Kosovë

08/11/2025, 8:33

Kosova përgjatë dy ditëve të fundit është tronditur nga disa ngjarje të rënda. Bëhet fjalë për vdekjen e pesë personave,...

“Lamtumirë Babi” – gruaja e njërit nga viktimat në Malishevë me fjalë prekëse

“Lamtumirë Babi” – gruaja e njërit nga viktimat në Malishevë me fjalë prekëse

07/11/2025, 13:10

Arjeta Morina, bashkëshortja e Driton Morinës, i cili u vra dje në fshatin Gollubovc të Malishevës, ka reaguar përmes një...

U gjet i plagosur, nga QKUK-ja tregojnë për gjendjen e të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë në Malishevë

U gjet i plagosur, nga QKUK-ja tregojnë për gjendjen e të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë në Malishevë

07/11/2025, 10:02

I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Gollubovc të Malishevës Astrit Isufi është arrestuar në orët e hershme të mëngjesit...

Lajmi i fundit

Aksident me fatalitet- vdes këmbësori pasi u godit nga vetura

Aksident me fatalitet- vdes këmbësori pasi u godit nga vetura

24/12/2025, 9:50
Bulliqi dhe Kurti vizitojnë ish-kryetarin e Podujevës, Ilaz Pireva

Bulliqi dhe Kurti vizitojnë ish-kryetarin e Podujevës, Ilaz Pireva

23/12/2025, 16:44
Bizneset në krizë: Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

Bizneset në krizë: Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

23/12/2025, 10:02
Zhduket 15-vjeçarja, babai raporton rastin në Polici

Zhduket një vajzë, policia nis hetimet

23/12/2025, 9:11
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv