https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Lajçak s’ka kryer punë, Kurti ka fjalë tjera për takimin e mbrëmshëm

Lajçak s’ka kryer punë, Kurti ka fjalë tjera për takimin e mbrëmshëm
Share on FacebookShare on Twitter

Me atë që e shkroi Lajcak mbrëmë dhe me atë që e thotë Kurti sot për Asociacionin, duket sikur të mos kishin qenë të dy në njëjtin takim. Sipas emisarit të BE-së, ai dhe Kurti janë pajtuar që duhet të zbatohen në plotni  të gjitha marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel. Kryeministri sot mbajti një ligjëratë për Asociacionin të cilin nuk pranon ta trajtojë me prioritet. Megjithatë, Kurti është i gatshëm të negociojë për të, njësoj sikurse edhe për planin franko-gjerman.

Zyra e Kurtit, për arsye të panjohura, dje e mohoi se Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajcak, do të takohej me Kryeministrin Albin Kurti, të enjten në mbrëmje.

Ata thanë se ekipi i Lajcak s’ka kërkuar takim.

Por, takimin e zbuloi pas mesnatës diplomati evropian, me një fotografi në një ambient restoranti, ku ai, Kurti dhe zëvendësi Besnik Bislimi kishin pasur darkë me verë dhe “diskutim të sinqertë”.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“U ktheva në Kosovë për diskutimet e sinqerta, të hapura dhe intensive me Kryeministrin Albin Kurti dhe zv.kryeministrin Besnik Bislimi për hapat e mëtutjeshëm drejt normalizimit të raporteve me Serbinë. Po ashtu, u pajtuam që të gjitha marrëveshjet e arritura më parë në Dialog, duhet të zbatohen plotësisht”, shkroi Lajcak.

Pjesa e fundit, kjo ku Lajcak thoshte se ishin pajtuar për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, që i bie edhe për Asocacionin e komunave me shumicë serbe, mori vëmendjen më të madhe.

Deri sot, Kryeministri Kurti nuk ishte deklaruar për zhvillimet e fundit, nisur nga takimi i së premtes që ai e pati me pesë diplomatët e Perëndimit. Pas këtij takimi kanë folur të gjitha palët, janë dhënë versione të ndryshme rreth tij, por, Kurti jo.

Kurti s’deshi të fliste as sot para gazetarëve, duke u shprehur pakënaqësi që i kishin zënë derën kur hasi në ta, teksa po dilte nga një forum ekonomik, i mbajtur në Prishtinë. Por, megjithatë iu desh të fliste për atë që e shkroi dje Lajcak. Dhe, nuk e pranoi se postimi i Lajcak  qëndronte, duke i ribërë një analizë marrëveshjes për formimin e Asociacionit.

“Ka insistim nga faktori ndërkombëtar që Asociacioni i komunave më shumicë serbe, ashtu siç është nënshkruar me datën 19 prill 2013 e më pastaj edhe i elaboruar në shtatë kapituj me nënshkrimin e 25 gushtit të vitit 2015 të theksohet më shumë, por ajo marrëveshje është tashmë e theksuar sepse është e vetmja marrëveshje që nga 33 marrëveshjet e Brukselit që nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese. Pra në një mënyrë ajo është marrëveshje e theksuar, është e theksuar në kuptimin juridik e kushtetues për shkak se nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese”, ka deklaruar Kurti.

Në vazhdim të kësaj, Kryeministri la të kuptohet se kjo temë duhet të trajtohet në bisedime.

“Tash procesi negociator duhet të na shpie përpara. Unë e respektoj konfidencialitetin e bisedimeve, por po e riktheksoj që asnjë nga 33 marrëveshjet nuk mund të ketë prioritet hierakik dhe nenet në propozimin e BE-së kanë numra përpara që do të thotë se kanë renditje”.

Ndërkombëtarët e kanë kthyer Asociacionin në çështjen absolutisht më të rëndësishme, ndërsa Kurti edhe sot, u përpoq të tregojë se të gjitha marrëveshjet janë të barabarta dhe Asociacioni nuk është “më i barabarartë” se të tjerat.

ADVERTISEMENT

“Marrëveshjet e Brukselit janë të vendosura në një rrafsh horizontal, ndërkaq në anën tjetër këto 10 nene nuk tolerojnë që një nen atje nga fundi të sillet i pari si parakusht”, është shprehur Kurti.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Pas shkrimit të Lajcakut, u mor se Kurti veçse ka nisur të bindej për çështjen që ai e ka kundërshtuar më së gjati – formimin e Asociacionit. Për ta përforcuar më shumë qëndrimin kundër, Lëvizja Vetëvendosje shpërndau një pjesë të deklaratës që Kurti e bëri sot para mediave.

Ai la të kuptohet se me këmbënguljen për themelimin e Asociacionit, po kërkohet ndryshimi i Kushtetutës së Kosovës.

“Ata që kërkojnë asociacion një etnik, ata kërkojnë ndryshim të kushtetutës së Kosovës e unë besoj që për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë duhet të ndryshohet kushtetuta e Serbisë.

Ndërkombëtarët tashmë kanë nisur diskutimet për Asociacionin, ashtu siç kishin paralajmëruar zyrtarët e lartë amerikan, se nëse Kurti dhe Qeveria e tij nuk pranojnë të nisin procedurat, ato gjithsesi se do të nisin, pa miratimin e tyre.

Më 31 janar, në Ambasadën amerikane mbahet një diskutim rreth Asociacionit, ndërsa në mesin e të ftuarve që e ka konfirmuar pjesëmarrjen është edhe ministri i Kurtit, Nenad Rashiq. Ai ka këkruar edhe më herët të formohet Asociacioni, ndërsa Kurti ka thënë se në këtë pikë nuk pajtohen ata të dy.

Kurti nuk e ka pranuar definitivisht as planin franko gjerman për të cilën dikur e akuzonte Vuçiqin se e ka hedhur poshtë. Por, të enjten ai tha se nuk e do këtë plan si dokument të panegociushëm

“Diplomacia fluturuese iu është bashkangjitur edhe takimeve të nivelit të lartë për propozimin e Bashkimit Evropian, të mbështetur nga Gjermania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky propozim i ka pesë fjali në preambulë dhe 10 nene gjithsej. Kur e patëm marrë ne atë më datën 9 shtator, patëm thënë që është bazë e mirë për diskutimet e mëtutjeshme, është një kornizë e platformë dhe e cila na mundëson që të ecim përpara, mirëpo nevojitet një proces negociator i bisedimeve, në mënyrë që ai propozim të bëhet marrëveshje. Ajo se çfarë ne theksojmë është që në njërën anë janë 33 marrëveshje të Brukselit nga dekada e kaluar dhe nuk ka asnjë marrëveshje e cila ka prioritet ndaj një marrëveshjeje tjetër”, ka thënë Kurti.

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Nxënësi 15-vjeçar vdes gjatë orës së edukatës fizike në Ferizaj

17/04/2026, 16:11

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Ferizaj, ku një nxënës ka humbur jetën në ambientet e shkollës së...

Çitaku: UÇK-ja s’ka qenë ndërmarrje e përbashkët kriminale, por çlirimtare

Kurti në Spanjë pas Londrës, Çitaku: Lëri shëtitjet, kthehu kryej punët e shtëpisë

17/04/2026, 16:05

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se Kurti pas Londrës, tashmë do të kalojë edhe tri ditë të tjera...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident tragjik në Rrugën e Kombit, 2 të vdekur

17/04/2026, 16:01

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në segmentin Rrëshen–Milot me pasojë 2 të vdekur dhe 5 të plagosur rëndë. Policia...

Maqedonci fton deputetët të votojnë pro dërgimit të trupave të FSK-së në Gaza

Maqedonci fton deputetët të votojnë pro dërgimit të trupave të FSK-së në Gaza

17/04/2026, 15:05

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci  ka ftuar deputetët e Kuvendit të Kosovës që të votojnë pro dislokimit të Forcës së...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Një punëtor në Ferizaj bie nga kati i dytë i objektit, dërgohet në QKUK

17/04/2026, 14:56

Një punëtor 46-vjeçar është lënduar pasi ra nga kati i dytë i objektit ku dyshohet se po punonte. Lajmin për...

Lajmi i fundit

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Nxënësi 15-vjeçar vdes gjatë orës së edukatës fizike në Ferizaj

17/04/2026, 16:11
Çitaku: UÇK-ja s’ka qenë ndërmarrje e përbashkët kriminale, por çlirimtare

Kurti në Spanjë pas Londrës, Çitaku: Lëri shëtitjet, kthehu kryej punët e shtëpisë

17/04/2026, 16:05
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident tragjik në Rrugën e Kombit, 2 të vdekur

17/04/2026, 16:01
Maqedonci fton deputetët të votojnë pro dërgimit të trupave të FSK-së në Gaza

Maqedonci fton deputetët të votojnë pro dërgimit të trupave të FSK-së në Gaza

17/04/2026, 15:05
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv