https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Regresi i Kosovës në lirinë e medias, Tahiri: S’do të kalohet pa llogaridhënie në Kuvend

Gazmend Hoxha pranon dorëzimin e detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ndërsa ka komentuar vlerësimin e organizatës “Reporterët Pa Kufij”, ku Kosova është radhitur e 75-ta duke humbur 19 vende nga viti i kaluar sa i përket lirisë së mediave, ka potencuar se kjo çështje nuk do të kalojë pa u kërkuar llogari në Kuvendin e Kosovës.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Ajo çfarë e bënë tejet shqetësues luhatjen si dhe rënien e trendit të indeksit të lirisë së shtypit në Kosovë, është fakti që kur kjo ndodh në përfundim të mandatit të një qeverie, demokracia zgjedhore është në rrezik”, ka shkruar ai në platformën sociale, X.

Konstatimi se liria e medias kërcënohet nga rregullimi i politizuar, sipas Tahirit, është alarm për secilin që beson në demokraci.

Organizata “Reporterët Pa Kufij”, të premten, ka publikuar Indeksin vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit, Kosova është radhitur e 75-ta duke humbur 19 vende nga viti i kaluar kur ishte listuar e 56-ta.

 

Ky është vlerësimi më negativ që i është bërë Kosovës në dekadën e fundit.

Në vitin 2014 Kosova ishte vlerësuar me notën 70.71 nga kjo organizatë, ndërsa gjatë viti 2024 Kosova ka grumbulluar vetëm 60.19 pikë.

“Në vitin 2023, Kosova ishte vlerësuar me notën 68.38. Në vitin 2023 me notën 68.38. Në vitin 2022 me notën 67. Në vitin 2021 me notën 69.68. Në vitin 2020 me notën 70.67. Në vitin 2019 me notën 70.32. Në vitin 2018 me notën 70.39. Në vitin 2017 me notën 69.55. Në vitin 2016 me notën 69.5. Në vitin 2015 me notën 69.37”.

Ndryshe Qeveria e Kosovës ka pranuar rezultatin e dobët në Indeksin vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit i publikuar nga organizata “Reporterët Pa Kufij”, duke theksuar se renditja e sivjetme “nuk duhet të na dekurajoj”.

Rezultatin e dobët të Kosovës në Lirinë e Medias, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, e ka lidhur me faktin se viti i kaluar nuk ka qenë një vit i lehtë për vendin, për shkak të situatës së sigurisë në Veriun e Kosovës.

“Sidomos në aspektin e sigurisë marrë parasysh ngjarjet në Veri. Përkundrazi, përballë një rreziku global të cenimit të lirisë së shtypit, besueshmërisë dhe pavarësisë së saj, është koha e duhur për të rikujtuar dhe ushtruar rolin që secili ka në mbrojtjen dhe fuqizimin e mediave të pavarura dhe profesionale, si një prej shtyllave kryesore të shoqërive demokratike”, ka shkruar ai në platformën sociale, Facebook.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Sipas Kryeziut janë dy çështje kryesore që kanë diktuar renditjen e Kosovës në Indeksin e Lirisë së Mediave këtë vit.

“E para, sulmet ndaj gazetareve e gazetarëve nga bandat kriminale të strukturave paralele të Serbisë në katër komunat në veri në mes muajve maj-korrik 2023, e që në raport qenkan përshkruar me një gjuhë neutrale: ‘sulmet ndaj gazetarëve janë rritur gjatë tensioneve politike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit’”.

“E dyta, denoncimi publik që Klan Kosova sh.p.k është regjistruar në Kosovë me dokumente të Serbisë dhe llogaridhënia ligjore që i është kërkuar nga institucionet e vendit si pasojë, të cilin raporti e paska përshkruar si në vijim: ‘Klan Kosova ka qenë subjekt i ngacmimeve administrative (en. administrative harassment) nga Qeveria e Kosovës’”.

Ndërkohë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Osmani, ndërsa ka injoruar totalisht regresin me 19-të vende të Kosovës në lirinë e medias, ka potencuar se Zyra e saj mbështet dhe inkurajon gazetarët, duke riafirmuar angazhimin për ta mbrojtur të drejtën e tyre “për të raportuar pa frikë dhe censurë”.

Poste të ngjashme

KFOR-i konfirmon: Xhandarët serbë hynë në Kosovë edhe më 15 tetor

KFOR-i konfirmon: Xhandarët serbë hynë në Kosovë edhe më 15 tetor

06/11/2025, 21:11

Më 1 nëntor, shtetasi serb i Kosovës Millosh Vukashinoviq, u plagos dhe u kidnapua nga xhandarmëria e Serbisë, në zonën...

​Babai e përkujton plot emocione 25-vjeçaren në Tetovë

​Babai e përkujton plot emocione 25-vjeçaren në Tetovë

06/11/2025, 21:07

Ndërsa nga Prokuroria Themelore në Tetovë njoftojnë se të dhënat e para nuk japin indikacione për vepër penale në lidhje...

Zhduken dy vëllezër në Ferizaj, nëna e raporton rastin në polici

EMRI: Ky është i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në Gollubovc të Malishevës

06/11/2025, 13:36

  Astrit Isufi është i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve nga fshati Gollubovc të Malishevës, raporton KlanKosova. Vërejtje: Personat...

Këta janë dy vëllezërit që u vranë nga dhëndrri në Gullbovc të Malishevës

Këta janë dy vëllezërit që u vranë nga dhëndrri në Gullbovc të Malishevës

06/11/2025, 13:29

Gazeta Sinjali ka siguruar identitetet e dy vëllezërve që sot u vranë me armë zjarri në fshatin Gullbovc të Malishevës....

E trishtë: Ky është 35-vjeçari që u gjet pa shenja jete pranë mullirit në Sekiraqë të Podujevës

Vrasje e dyfishtë në Malishevë, viktimat dy vëllezër – i dyshuar dhëndri i tyre

06/11/2025, 13:13

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në Golluboc të Malishevës, ku viktima janë dy vëllezër. Lajmin për Reporteri.net e ka...

Lajmi i fundit

Gruaja e viktimës me reagim prekës: Gjysma e zemrës sime sot shkoi me ty

Gruaja e viktimës me reagim prekës: Gjysma e zemrës sime sot shkoi me ty

06/11/2025, 21:26
KFOR-i konfirmon: Xhandarët serbë hynë në Kosovë edhe më 15 tetor

KFOR-i konfirmon: Xhandarët serbë hynë në Kosovë edhe më 15 tetor

06/11/2025, 21:11
​Babai e përkujton plot emocione 25-vjeçaren në Tetovë

​Babai e përkujton plot emocione 25-vjeçaren në Tetovë

06/11/2025, 21:07
E rëndë: Gjendet pa shenja jete një person në afërsi të komunës

“Erdhi në të pamë për babanë e gruas”- Familjarët tregojnë se si ndodhi vrasja e dy vëllezërve nga Malisheva

06/11/2025, 14:04
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv