https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Reuters për gjendjen në veri: Kosova, burim tensioni mes Perëndimit dhe Rusisë

Reuters për gjendjen në veri: Kosova, burim tensioni mes Perëndimit dhe Rusisë
Share on FacebookShare on Twitter

Situata e krijuar në veri të Kosovës ka marrë vëmendjen edhe në mesin e mediave ndërkombëtare. Reuters i ka kushtuar tensioneve në Kosovë një artikull ku thuhet se vendi ka qenë prej vitesh një burim tensioni midis Perëndimit që mbështeti pavarësinë e saj dhe Rusisë e cila mbështet Serbinë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Në këtë shkrim të Reutersthuhet se Kosova mbylli të mërkurën pikëkalimin më të madh kufitar me Serbinë pasi protestuesit e bllokuan atë në anën serbe për të mbështetur të afërmit e tyre etnik në Kosovë në refuzimin e njohjes së pavarësisë së vendit.

Tensionet midis Beogradit dhe Prishtinës kanë qenë të larta që nga muaji i kaluar kur përfaqësuesit e serbëve etnikë në veri të Kosovës u larguan nga institucionet shtetërore, përfshirë policinë dhe gjyqësorin, lidhur me vendimin e qeverisë së Kosovës për të zëvendësuar targat e makinave të lëshuara nga Serbia.

Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla tha të martën se Serbia, nën ndikimin e Rusisë, po synonte të destabilizonte Kosovën. Serbia mohon se po përpiqet të destabilizojë Kosovën dhe tha se thjesht dëshiron të mbrojë pakicën e saj atje.

Kremlini gjithashtu mohoi të mërkurën akuzat e Kosovës, por tha se mbështet Beogradin. “Serbia është një vend sovran dhe është absolutisht e gabuar të kërkosh ndikimin shkatërrues të Rusisë këtu”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

https://urbancorner-ks.com/ https://urbancorner-ks.com/ https://urbancorner-ks.com/

Për më shumë se 20 vjet, Kosova ka qenë një burim tensioni midis Perëndimit që mbështeti pavarësinë e saj dhe Rusisë e cila mbështet Serbinë në përpjekjet e saj për të bllokuar anëtarësimin e vendit në organizatat ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara.

ADVERTISEMENT

Që nga 10 dhjetori, serbët në veri të Kosovës kanë shkëmbyer zjarr me policinë dhe kanë ngritur më shumë se 10 postblloqe në Mitrovicë. Veprimi i tyre pasoi arrestimin e një ish-polici serb të akuzuar për sulm ndaj oficerëve të policisë në shërbim, transmeton abc.

Serbia të hënën vendosi trupat e saj në gatishmërinë më të lartë. Të martën vonë, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili tha se Serbia po vazhdonte të luftonte paqen dhe të kërkonte një kompromis, inspektoi trupat pranë kufirit.

 

Poste të ngjashme

Kush është Arbnesh Ajvazi, njëri nga kandidatët për drejtor të Policisë?

Kush është Arbnesh Ajvazi, njëri nga kandidatët për drejtor të Policisë?

23/11/2026, 17:17

  Arbnesh Ajvazi është njëri nga kandidatët për pozitën e drejtorit, me një karrierë të gjatë në Policinë e Kosovës...

22 vite nga vrasja e Xhemail Mustafës

26 vjet nga vrasja e Xhemail Mustafës, veprimtarit të LDK-së dhe bashkëpunëtorit të Ibrahim Rugovës

23/11/2026, 8:02

Më 23 nëntor 2026 shënohen 26 vjet nga vrasja e Xhemail Mustafës, veprimtarit të njohur të Lidhjes Demokratike të Kosovës...

Aksident mes katër veturave në Podujevë, s’dihet për të lënduar

Aksident mes katër veturave në Podujevë, s’dihet për të lënduar

22/11/2026, 20:34

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “28 Nëntori” në Podujevë, saktësisht te zona e njohur si “Apollonia”, ku janë...

AKK: Shkollat hyjnë në javën e dytë pa dokumentacionin bazë pedagogjik

FESTAT E FUNDVITIT: Ja kur përfundon gjysmëvjetori i parë

22/11/2026, 9:19

Festat e fundvitit Krishtlindjet dhe Viti i Ri, po afrohen dhe bashkë me të edhe disa ditë pushimi. Nxënësit do...

Veturën që harroi ku e parkoi, e raportoi si të vjedhur – ia gjejnë “Meraklitë e kerreve”

Gruas në Podujevë i vidhet vetura në bodrumin e një marketi

22/11/2026, 9:06

Një grua në Podujevë ka raportuar se i është vjedhur vetura me targa vendore, të cilën e kishte parkuar në...

Lajmi i fundit

Kush është Arbnesh Ajvazi, njëri nga kandidatët për drejtor të Policisë?

Kush është Arbnesh Ajvazi, njëri nga kandidatët për drejtor të Policisë?

23/11/2026, 17:17
22 vite nga vrasja e Xhemail Mustafës

26 vjet nga vrasja e Xhemail Mustafës, veprimtarit të LDK-së dhe bashkëpunëtorit të Ibrahim Rugovës

23/11/2026, 8:02
Aksident mes katër veturave në Podujevë, s’dihet për të lënduar

Aksident mes katër veturave në Podujevë, s’dihet për të lënduar

22/11/2026, 20:34
AKK: Shkollat hyjnë në javën e dytë pa dokumentacionin bazë pedagogjik

FESTAT E FUNDVITIT: Ja kur përfundon gjysmëvjetori i parë

22/11/2026, 9:19
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv