Pas vrasjes së trefishtë që ndodhi të dielën, më 10 gusht, në qytetin e Gjilanit, qytetarët kanë reaguar me revoltë, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj institucioneve të drejtësisë.
Para dhe në muret e Gjykatës së Gjilanit, janë vendosur mbishkrime të ndryshme, të cilat pasqyrojnë zemërimin publik lidhur me trajtimin e rasteve të dhunshme në këtë qytet.
Disa nga mbishkrimet ishin: “I keni duart me gjak”, “fajdexhia i fort e gjykatës shumë”, “qendra e fajdeve”, “gjykata në shërbim të fajdexhive”.