Dy zyrtarë policorë janë përfshirë në një rrahje pas mos-marrëveshjes me njëri tjetrin në stacionin policor “Jugu” në Prishtinë. Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e tyre.
Lajmi për Gazetën Insajderi u bë i ditur nga Arbër Beka prej IPK’së, i cili shtoi se rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt, shkruan Insajderi.
“Duke ju referuar kërkesës suaj Inspektorati Policor i Kosovës ju konfirmon se është njoftuar për këtë rast. Nga veprimet fillestare hetimore të ndërmarra nga Inspektorati Policor i Kosovës ekziston dyshimi se mbrëmë dy zyrtarë policorë gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare brenda objektit të Stacionit Policor Jugu, janë përfshirë në një mosmarrëveshje me njëri tjetrin dhe se të njëjtit janë të dyshuar për veprën penale “Sulm””, ka bërë të ditur Beka.







