Mbrëmë pas mesnate në fshatin Plemetin të Obiliqit, një person është sulmuar fizikisht nga dy persona të dyshuar.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti dhe menjëherë kanë identifikuar dhe arrestuar dy personat e dyshuar.
Burime të Indeksonline bëjnë me dije se të arrestuarit (S.J. mashkull, 22 vjeç dhe M.B. mashkull, 20 vjeç) dhe viktima, janë pjesëtarë të komunitetit serb.
Personat e dyshuar pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt, ndaj tyre është hapur rast për veprën lëndim trupor./Indeksonline/