Katër persona janë arrestuar pas një rrahjeje që ka ndodhur në fshatin Shtedim të Podujevës.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 5 mars 2026 rreth orës 17:30, ku disa persona të dyshuar, meshkuj kosovarë, janë përfshirë në një rrahje mes vete, raporton KosovaPress.
Si pasojë e përleshjes, disa nga të përfshirët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor.
Policia ka arrestuar katër të dyshuar, të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”.
“Fsh. Shtedim, Podujevë 05.03.2026 – 17:30. Është raportuar një rrahje mes disa personave të dyshuar meshkuj kosovarë, si pasojë disa prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor. Janë arrestuar katër të dyshuar të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë







