Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbajtur të hënën pasdite një mbledhje me ekspertë të ekonomisë së këtij subjekti politik. Në këtë mbledhje, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka paraqitur Plan programin të cilin e kanë quajtur “Rruga e re”, me anë të cilës presin të realizojnë një numër të madh projektesh.
Abdixhiku theksoi se LDK-ja zotohet për investime në infrastrukturë, përfundimin e autostradave dhe ndërtimin e Termocentralit me gaz në vlerë 500 milionë euro. Po ashtu investime sipas Abdixhikut do të ketë edhe në qendrat turistike si në Dukagjin dhe Brezovicë. Në programin e tyre, po ashtu përshihet dhe rritje e pagave në sektorin publik, me koeficient deri 150 euro./KosovaPress
Komuna e Podujevës hap thirrjen publike për ndarjen e serrave për fermerët lokal
Komuna e Podujevës, përmes Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka shpallur thirrjen publike për aplikim në projektin “Furnizimi...











