Forcat ruse vazhdojnë të bombardojnë Ukrainën. Të paktën 6 persona kanë humbur jetën në Donetsk, sipas një zyrtari lokal të emëruar nga Moska, në provincën lindore të Ukrainës të aneksuar nga Rusia në fund të shtatorit.
“Sipas të dhënave paraprake, gjashtë civilë u vranë sot nga bombardimet në Donetsk”, tha kryebashkiaku i qytetit, Alexei Kulemzin në një mesazh në Telegram.
“Numri i të plagosurve ende nuk dihet,” shtoi ai.
Ndërkohë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vizitioi sot Sloviansk, në rajonin ukrainas të Donbasit, rreth 40 kilometra larg nga Bakhmut.
Në një video, në të cilën Zelensky është fotografuar në hyrje të qytetit të Sloviansk, kreu i shtetit ukrainas përshendet ushtrinë e vendit të tij me rastin e Ditës së Forcave të Armatosura./abcnews.al