https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Sa po kushtojnë produktet elementare ushqimore, për të cilat Kurti premtonte lirimin e çmimit të tyre

Sa po kushtojnë produktet elementare ushqimore, për të cilat Kurti premtonte lirimin e çmimit të tyre
Share on FacebookShare on Twitter

Premtimet për ulje të çmimit të produkteve bazike ushqimore mbeten vetëm “fjalë të ëmbla” për elektoratin nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Ai gjatë kohës sa ishte në opozitë, më 2014-ën, premtonte se me ardhjen në pushtet të tij do të uleshin çmimet e vajit ushqimor, sheqerit, qumështit dhe bukës.

“TVSH bëhet 0 për gjërat elementare ushqimore. Buka, me Lëvizjen Vetëvendosje në Qeverisje nga nga 36 centë, bëhet 31 centë. Sheqeri nga 72 centë kilogrami, bëhet 62 centë. Qumështi nga 91 centë bëhet në 78 centë. Vaji nga 1,23 centë bëhet 1,06 centë. Sepse, ne duam që nevojave elementare t’ua heqim TVSH-në dhe t’i lirojmë, ndërkaq lluksi që i korrespondon regjistrit të dëshirave, ai të shtrenjtohet”, deklaronte Kurti sa ishte në opozitë, raporton Demokracia.com.

Megjithatë, dje është raportuar se kilogrami i sheqerit vendor po shitet 1,45 euro. Për ta ballafaquar me atë çfarë e kishte thënë Kurti, sheqeri kushton 72 centë më shtrenjtë sesa ishte premtuar nga kryetari i VV-së para se të vinte në pushtet. Sipas përditësimeve të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), pesë kilogramë sheqer në mesin e muajit mars kanë variuar me çmimin 5,83-5,63 euro.

Gjithnjë duke iu referuar të dhënave të ASK-së, një liter vaj nëpër marketet kosovare po shitet 1,83 euro. Pra, 77 centë më shtrenjtë sesa kishte gënjyer Kurti se do ta lironte atë me Qeverisjen Vetëvendosje.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Çmimi mesatar i bukës ka ngelur i njëjtë që nga rritja e fundit nga viti i kaluar – 50 centë, përkundër se në disa qytete po shitet edhe për 60 centë. pra, 29 centë më shtrenjtë sesa çmimi i premtuar i Kurtit.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Litra e qumështit tetrapak javën që shkoi kushtonte 1,22-1,24 euro, sipas të dhënave zyrtare. Gjegjësisht, 46 centë më shtrenjtë sesa premtohej që do të kushtonte në katër vjet qeverisje të VV-së.

ADVERTISEMENT

Norma e inflacionit për muajin shkurt të këtij viti ka shkuar në 10,5 për qind. Sipas ASK-së, Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit, është më i lartë në një mesatare prej 10.5% në muajin shkurt 2023, krahasuar me muajin shkurt 2022.

Sipas ASK-së, kjo normë shpjegohet me rritjen e lëndëve djegëse të ngurta, qumështit dhe vezëve e produkteve të tjera bazike.

“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (27.7%); qumësht, djathë dhe vezë (26.1%); vajra dhe yndyra (22.4%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (20.9%); bukë dhe drithëra (20.7%); mish ( 17.9%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (17.5%); energji elektrike (15.8%); prodhime ushqimore (15.7%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (15.7%); shërbime për transport (13.3%); pije alkoolike (10.9%); pemë (10.6%); pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal (10.3%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (9.7%); perime (9.5%); shërbime hoteliere (9.5%); kujdes personal (9.4%); kafe, çaj dhe kakao (8.7%); mobile dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (8.1%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (7.0%); gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshte dhe manare (7.0%); gjëra personale (6.8%); qelqurina, takëme dhe mjete të kuzhinës (5.7%); duhan (5.4%); blerje e automjeteve (4.4%); pajisje shtëpiake (4.4%), veshje (4.3%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (2.3%); shërbime ambulantore (1.8%)”, u bë e ditur në njoftim të tyre.

Qeveria ende nuk ka marrë asnjë veprim konkret, përveç Projektligjit të përcaktimit të çmimit tavan për produkte bazike. Ky projektligj është rrëzuar në lexim të dytë nga opozita, pasi që kanë vlerësuar se bie ndesh me tregun e lirë. /Demokracia.com/

Poste të ngjashme

Rrëzohet kallëzimi penal ndaj minatorëve të Trepçës, Prokuroria s’gjen prova për vepra penale

Rrëzohet kallëzimi penal ndaj minatorëve të Trepçës, Prokuroria s’gjen prova për vepra penale

21/05/2026, 11:52

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka njoftuar se Prokuroria Speciale e Kosovës ka hedhur poshtë kallëzimin penal ndaj...

27-vjeçari bie nga kulmi i një objekti në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, dërgohet në QKUK me lëndime të rënda

27-vjeçari bie nga kulmi i një objekti në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, dërgohet në QKUK me lëndime të rënda

21/05/2026, 8:53

Një 27-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi ka rënë nga kulmi i një objekti në fshatin Babush, përgjatë...

Zhduket 15-vjeçarja, babai raporton rastin në Polici

Zhduket 20-vjeçarja nga Vitia, familja alarmon Policinë: “Nuk është kthyer në shtëpi dhe nuk hap telefonin”

21/05/2026, 8:02

Një vajzë e re nga fshati Smirë i Vitisë është raportuar e zhdukur nga familja e saj, pasi prej disa...

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit Alush Gashit

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit Alush Gashit

21/05/2026, 7:07

Sot i jepet lamtumira e fundit, Alush Gashit profesor dhe politikan i shquar në Kosovë. Ceremonia e varrimit do të...

Haradinaj falënderon përkrahësit e AAK që i qëndruan besnikë për 26 vjet

Haradinaj: Serbia ka vendosur forca të shumta në kufi, shkak komunikimi jo i mirë me aleatët e sigurisë

21/05/2026, 6:55

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për situatën politike në vend,...

Lajmi i fundit

Rrëzohet kallëzimi penal ndaj minatorëve të Trepçës, Prokuroria s’gjen prova për vepra penale

Rrëzohet kallëzimi penal ndaj minatorëve të Trepçës, Prokuroria s’gjen prova për vepra penale

21/05/2026, 11:52
27-vjeçari bie nga kulmi i një objekti në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, dërgohet në QKUK me lëndime të rënda

27-vjeçari bie nga kulmi i një objekti në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, dërgohet në QKUK me lëndime të rënda

21/05/2026, 8:53
Zhduket 15-vjeçarja, babai raporton rastin në Polici

Zhduket 20-vjeçarja nga Vitia, familja alarmon Policinë: “Nuk është kthyer në shtëpi dhe nuk hap telefonin”

21/05/2026, 8:02
Sot do t’i jepet lamtumira e fundit Alush Gashit

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit Alush Gashit

21/05/2026, 7:07
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv