https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Serbia s’merr përgjegjësi për sulmin në Ibër-Lepenc, pretendon se Kurti po akuzon Beogradin pa prova

Serbia s’merr përgjegjësi për sulmin në Ibër-Lepenc, pretendon se Kurti po akuzon Beogradin pa prova
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriç, nëpërmjet një postimi në platformën sociale, X, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se po bën “diversion të qëllimshëm”, meqë ky i fundit tha se Serbia qëndron prapa shpërthimit në Varagë të Komunës së Zubin Potokut, shpërthim ky i cili dëmtoi kanalin e ujit të Ibër-Lepencit nga ku furnizohen me ujë disa qytete të vendit, si dhe Korporata Energjetike e Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.

“Kurti nxitoi të drejtojë gishtin drejt Beogradit pa prova, ne besojmë se akuza të tilla të parakohshme janë një diversion i qëllimshëm, duke treguar potencialisht përfshirjen e regjimit të Albin Kurtit”, ka pretenduar Gjuriç.

Serbia, sipas Gjuriç, po ashtu është në kërkim të autorëve të këtij sulmi, sipas tij, “të pamatur”.

“Serbia është e gatshme që, nëse është e nevojshme, të ndihmojë financiarisht dhe teknikisht në riparimin e dëmeve në kanalin Ibër-Lepencit, duke demonstruar përkushtimin tonë për mirëqenien e të gjithë njerëzve në rajon, pavarësisht nga përkatësia etnike apo politike”, ka shtuar ai.

Kryediplomati serb ndër të tjera ka kërkuar që komuniteti ndërkombëtar të “kryejë një hetim të plotë dhe transparent për të identifikuar dhe mbajtur përgjegjës përgjegjësit për këtë akt”.

Gjuriç ndër të tjera ka potencuar se Serbia “dënon në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e fundit në kanalin Ibër-Lepenc”.

Ai ka bërë thirrje që të mos ketë “provokime” dhe t’i jepet përparësi dialogut.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Në anën tjetër i ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeveirnë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka pretenduar se shpërthimi në Zubin Potok i jep Kurtit një alibi për të vazhduar, sipas pretendimeve të tij, “persekutimin e serbëve dhe sulmin ndaj Beogradit”.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Ishte çështje kohe kur Kurti do t’i drejtohej propagandës së re për të forcuar aktivitetet e tij në fushatën zgjedhore. Për të vazhduar pushtimin e mëtejshëm të Veriut, Kurti duhej të gjente një mënyrë për të dërguar detashmente të reja të policëve shqiptarë në veri dhe për të vazhduar militarizimin dhe fortifikimin e mëtejshëm të veriut”, ka pretenduar ai.

Edhe Petkoviç ka dënuar sulmin duke i bërë thirrje EULEX-it dhe KFOR-it “që të hetojnë urgjentisht të gjitha shkaqet e shkatërrimit të kanalit”.

“U bëjmë thirrje serbëve që të mos bien në provokime që synojnë qartë destabilizimin e mëtejmë të Kosovës. Beogradi është në kontakt të drejtpërdrejtë me Miroslav Lajçakun, KFOR-in dhe komunitetin ndërkombëtar për të vërtetuar të vërtetën e plotë dhe për të shmangur çdo krizë dhe destabilitet të mëtejshëm në Veri”, ka shtuar ai.

Poste të ngjashme

Hamza s’ka preferencë për datën e zgjedhjeve: Cilado brenda vendimit kushtetues

Hamza s’ka preferencë për datën e zgjedhjeve: Cilado brenda vendimit kushtetues

30/04/2026, 14:21

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza është deklaruar për media pak para nisjes së takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes,...

Haxhiu mbërrin në Presidencë, pas pak nis takimi me liderët e partive

Haxhiu mbërrin në Presidencë, pas pak nis takimi me liderët e partive

30/04/2026, 14:12

Takimi mes përfaqësuese të partive politike, dhe ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu është paraparë të nisë në ora...

Qeveria e Serbisë bllokon fondet e Kosovës për Luginën

Qeveria e Serbisë bllokon fondet e Kosovës për Luginën

30/04/2026, 14:10

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka ngritur alarmin për një situatë që, sipas tij, po ndikon drejtpërdrejt në...

BE: Keqardhje që partitë në Kosovë s’gjetën një figurë unifikuese për president

BE: Keqardhje që partitë në Kosovë s’gjetën një figurë unifikuese për president

30/04/2026, 14:09

Bashkimi Evropian shprehu keqardhje që partitë politike në Kosovë nuk identifikuan një figurë unifikuese për kandidat për president të vendit,...

Specialja konfirmon se ish-krerëve të UÇK-së do t’u mundësohet votimi për zgjedhjet e 9 shkurtit

PDK: Gjetjet për Specialen, alarm për padrejtësitë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

30/04/2026, 14:06

Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur shqetësimin e thellë lidhur me gjetjet e raportit të organizatës “Bar Human Rights Committee...

Lajmi i fundit

Hamza s’ka preferencë për datën e zgjedhjeve: Cilado brenda vendimit kushtetues

Hamza s’ka preferencë për datën e zgjedhjeve: Cilado brenda vendimit kushtetues

30/04/2026, 14:21
Haxhiu mbërrin në Presidencë, pas pak nis takimi me liderët e partive

Haxhiu mbërrin në Presidencë, pas pak nis takimi me liderët e partive

30/04/2026, 14:12
Qeveria e Serbisë bllokon fondet e Kosovës për Luginën

Qeveria e Serbisë bllokon fondet e Kosovës për Luginën

30/04/2026, 14:10
BE: Keqardhje që partitë në Kosovë s’gjetën një figurë unifikuese për president

BE: Keqardhje që partitë në Kosovë s’gjetën një figurë unifikuese për president

30/04/2026, 14:09
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv