Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se edhe këtë vit do të vazhdojë politika mbështetëse për mjekët që angazhohen ekskluzivisht në sektorin publik shëndetësor.
Sipas njoftimit, është nënshkruar vendimi për vazhdimin e shtesës prej 150 euro në muaj për mjekët që punojnë vetëm në sektorin publik.
“Kjo politikë ka për qëllim të kontribuojë në fuqizimin e sektorit publik shëndetësor, duke vlerësuar angazhimin dhe përkushtimin e mjekëve që angazhohen ekskluzivisht në sektorin publik. I falënderojmë për kontributin e tyre dhe u urojmë shëndet e suksese në punë! “, thuet në njoftimin e MSH-së.







