Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, nga foltorja e kuvendit ka fyer mediat, duke thënë se Qeveria Kurti ua ka ndalur ‘tagjinë’. Ai ka thënë se kritikat e mediave për Ligjin për Këshillin e Pavarur të Mediave nuk janë të drejta.
Sipas tij, ato po bëhen për interesa të ngushta.
“Ka rendësi edhe kanihere kush fol. Përshembull e kemi Flutura Kusarin që del dhe do me ta diktu komplet Kuvendin e Kosovës qysh me bo ti një ligj për KPM-në, kur e njëjta në emër të lirisë së mediave del dhe i mbron Devollët në rrugë. Në emër të lirisë së mediave nuk mund me e mbrojt lirinë e oligarkëve , por as me e zhvat këtë Republikë”, ka thënë Basha/Paparaci







