https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

S’ka imunoterapi në Onkologji, pacienti: Duhet me ndërpre ose me hy borxh për me ble

S’ka imunoterapi në Onkologji, pacienti: Duhet me ndërpre ose me hy borxh për me ble
Share on FacebookShare on Twitter

Në Klinikën e Onkologjisë po vazhdon mungesa e terapive për pacientët e sëmurë me kancer. Një prej tyre i ka thënë Gazetës se do të detyrohet me ndërpre terapinë ose me marr para borxh për ta blerë pasi kostoja e saj është e papërballueshme për të.E.H. nga Prishtina është pacient në Klinikën e Onkologjisë në QKUK.

Për shkak të sëmundjes së kancerit ai është duke u trajtuar me imunoterapi ‘Pembrolizumab’ (Keytruda). Mjekët i kanë caktuar atij tetë terapi të nevojshme për trajtimin e sëmundjes por rrezikon të mos i marr të gjitha, shkruan Gazeta Shneta.

“Dy të parat i kam marr në klinikë, kurse dy të tjera është dashur t’i siguroj nga Turqia të cilat kanë kushtuar 5600 Euro. Ka qenë shumë problem me i ble sepse është dashur raporti i onkologut dhe duhet të ruhen në temperaturë 8 gradë celsius sepse ndryshe i humb efekti. Mi ka siguru vëllai i cili jeton në gurbet. Po të mos ishte ai unë nuk do kisha mundësi t’i siguroja vet.

Tash s’e di si do t’i sigurojë edhe 4 të tjera”, ka thënë pacienti.Kjo terapi sikurse edhe të tjerat në kuadër të imunoterapisë, po vazhdojnë të mungojnë në Klinikën e Onkologjisë. Kjo është konfirmuar edhe nga drejtori i Klinikës Dr. Arben Bislimi. Ai tregon se janë 30 pacientë që trajtohen me imunoterapi.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Sikurse veç jeni të njoftuar, aktualisht Klinika e Onkologjisë po përballet me mungesë të barnave imunoterapeutike, përfshirë edhe medikamentin Pembrolizumab (Keytruda) amp. 100 mg”, ka thënë ai.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Duke pasur parasysh situatën e krijuar në periudhën e dytë të vitit lidhur me shpenzueshmëritë më të mëdha të barnave citostatike dhe atyre kimioterapeutike në krahasim me planifikimin, për arsye të rritjes së numrit të rasteve pothuajse në të gjitha patologjitë e tumoreve solide, ne kemi parashtruar kërkesë për furnizim shtesë me disa nga medikametet prioritare, para rreth një muaji”, ka deklaruar Bislimi.

Ai ka thënë se kanë kërkuar që të mbulohen nevojat deri në javën e parë të janarit e më pas të fillohet me furnizimin e rregullt të vitit 2023.

“Kërkesën tonë për furnizim shtesë me disa nga barnat kimioterapeutike dhe imunoterapeutike me arsyeshmëri ne kemi adresuar në Barnatoren Qendrore. Në kërkesë kemi listuar medikamentet dhe sasitë e përafërta të nevojshme për furnizim shtesë për 1-1.5 muaj, respektivisht mbulimin e nevojave për pacientët tanë me këto medikamente, deri në javën e parë, eventualisht të dytë të muajit Janar 2023, kur zyrtarisht dhe fillon furnizimi i rregullt tremujor për 2023”, ka thënë Bislimi.Megjithë kërkesat furnizimi nuk është bërë ende dhe Bislimi thotë se nuk mund ta dijë se kur do të bëhet një gjë e tillë.

Meqë institucionet nuk i kanë bë zgjidhje për furnizim me këtë ilaç i cili është në Listën Esenciale, E.H. po mendon ta ndërpresë ose të marr para borxh për ta blerë për shkak të kostos së papërballueshme për të.

ADVERTISEMENT

“Nuk e di si do t’i siguroj edhe 4 terapi. Prandaj ju lutem të bëni presion tek Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë për sigurimin e këtyre barnave esenciale. Unë vet i kam parë pacientët që për 100 Euro terapi nuk kanë mundur me ble dhe kanë shkuar në shtëpi derisa spitali ta sigurojë atë bari”.

“Mua më duhet të pres t’i sjellin në Onkologji për tre javë kur e kam terapinë e radhës me shpres se do të vijë deri atëherë ose duhet me ndërpre, ose të futem në borxhe të cilat nuk mundem t’i paguaj ose të kërkoj prej njerëzve bamirës”, ka thënë E.H.Klinika e Onkologjisë gjatë këtij viti është përballur disa herë me mungesë të barnave për pacientët e sëmurë me kancer, për të cilat Gazeta ka raportuar në vazhdimësi.

Poste të ngjashme

Kujtim Gashi i PDK-së tërhiqet nga gara për deputet

Kujtim Gashi i PDK-së tërhiqet nga gara për deputet

10/05/2026, 18:45

Kujtim Gashi nga Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se nuk do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e...

Kurti prezanton Krenare Çerkinin në listën e deputetëve të LVV-së

Kurti prezanton Krenare Çerkinin në listën e deputetëve të LVV-së

10/05/2026, 18:40

Kryeministri në detyrë dhe kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka prezantuar Krenare Çerkinin si pjesë të listës...

Osmani në “tubimin e bashkimit”: Në çdo shtrëngim duarsh kishte një mesazh, ‘kthehu në shtëpi’

Vjosa Osmani: Republika nuk është veç e një njeriu, është e popullit!

10/05/2026, 18:12

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani ka deklaruar se Republika e Kosovës nuk i përket veç një njeriu e një partie....

Osmani godet VV-në: Kush do ta kishte imagjinuar që do konsideroheshe pengesë nëse e do Kosovën?

Osmani godet VV-në: Kush do ta kishte imagjinuar që do konsideroheshe pengesë nëse e do Kosovën?

10/05/2026, 18:12

Gjatë “tubimit të bashkimit” të LDK-së, kandidatja për presidente, Vjosa Osmani deklaroi se Lidhja Demokratike e Kosovës, sipas saj, në...

Osmani akuzon LVV: Ia refuzuan popullit 51% vetëm për të eliminuar një presidente që u ul me presidentin e ShBA-së

Osmani akuzon LVV: Ia refuzuan popullit 51% vetëm për të eliminuar një presidente që u ul me presidentin e ShBA-së

10/05/2026, 18:10

Në “tubimin e bashkimit” të LDK-së në Prishtinë, kandidatja për presidente, Vjosa Osmani ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për, siç tha...

Lajmi i fundit

Kujtim Gashi i PDK-së tërhiqet nga gara për deputet

Kujtim Gashi i PDK-së tërhiqet nga gara për deputet

10/05/2026, 18:45
Kurti prezanton Krenare Çerkinin në listën e deputetëve të LVV-së

Kurti prezanton Krenare Çerkinin në listën e deputetëve të LVV-së

10/05/2026, 18:40
Osmani në “tubimin e bashkimit”: Në çdo shtrëngim duarsh kishte një mesazh, ‘kthehu në shtëpi’

Vjosa Osmani: Republika nuk është veç e një njeriu, është e popullit!

10/05/2026, 18:12
Osmani godet VV-në: Kush do ta kishte imagjinuar që do konsideroheshe pengesë nëse e do Kosovën?

Osmani godet VV-në: Kush do ta kishte imagjinuar që do konsideroheshe pengesë nëse e do Kosovën?

10/05/2026, 18:12
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv