Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Mleqan të Malishevës, ku pronari i pompës së derivateve ‘Shell Kosova’, Lulzim Kryeziu, është gjetur pa shenja jete në një nga objektet e biznesit familjar. Sipas informacioneve të para, Kryeziu dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij, duke u varur në litar, raporton Gazeta Sinjali.
Njoftimin mortor e kanë dhënë edhe familja Kryeziu, të cilët kanë bërë me dije detajet e ceremonisë së varrimit.
Familjarë, miq e të afërm do të mblidhen sot në orën 15:00 në varrezat e fshatit Bubavec, për t’i dhënë lamtumirën e fundit afaristit kosovar.







