Qeveria e Kosovës në detyrë sot në ora 9:30 do ta mbaj mbledhjen e radhës.
IndeksOnline ka siguruar edhe pikat e rëndit të ditës të cilat pritet të diskutohen në këtë mbledhje.

Sipas rendit të ditës, kabineti qeveritar do të shqyrtojë këto pika:
- Shqyrtimi dhe miratimi i ekstraktit të procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Qeverisë (270, 271 dhe 272).
- Shqyrtimi i Projektligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.
- Shqyrtimi i propozim-vendimit për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme për nevoja të institucioneve qendrore të sigurisë, në komunat Prizren dhe Malishevë.
- Shqyrtimi i kërkesës së komunave Prishtinë, Gjilan dhe Zubin-Potok për aprovimin e Buxhetit, pas miratimit të tij për vitin 2025 nga kuvendet komunale.
- Shqyrtimi i Draft-Raportit vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë, për vitin 2024.
- Të ndryshme.
 
                                 
	    	 
		    
 
                                 
                                








