Sot në fshatin Katunishtë u bë zbulimi i pllakës përkujtimore për dy dëshmorët Salih dhe Kadri Qerimi, babë e bir nga ky fshat, që dhanë gjithçka nga vetja për lirinë e Kosovës si pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Familja Qerimi le të ndjehet krenarë për më të dashurit e saj që ia falën jetën lirisë së Kosovës. Liria e Kosovës erdhi falë sakrificës e kontributit të bijve e bijave më të mira të kombit, që sakrifikuan vetën për Kosovën e lirë e të pavarur.
Lavdi e nderime të rënëve për lirinë e Kosovës!
I përjetshëm qoftë kujtimi për ta!