Një zyrtar i Doganës së Kosovës është sulmuar të martën në pikën e kalimit kufitar në Merdar të Podujevës, transmeton IndeksOnline.
Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 13:30, kur ekipi i Doganës kishte ndaluar një automjet për kontroll, me qëllim të verifikimit për mallra kontrabandë.
I dyshuari, gjatë tentativës për t’u larguar me automjet, ka goditur në dorë doganierin dhe ka arritur të ikë në drejtim të panjohur.
Policia e ka cilësuar rastin si “Sulm ndaj personit zyrtar”./IndeksOnline/







