Sulmuesi kosovar i Rapidit të Bukureshtit, Albion Rrahmani është afër të bëjë hapin e madh në karrierën e tij futbollistike.
Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës, ka shkëlqyer sezonin e fundit me skuadrën nga Bukureshti duke ndezur interesimin e disa klubeve të njohura evropiane përfshirë edhe klubin e madh skocez, Rangers.
Sipas medieve në Skoci, Rangers është afër marrëveshjes me Rapidin për sulmuesin dardan.







