https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Suspendimi i katër zyrtarëve policorë, Shala: Masë nga një presion politik

Suspendimi i katër zyrtarëve policorë, Shala: Masë nga një presion politik

Të martën është raportuar se janë suspenduar katër policë të Njësisë Speciale, pikërisht të Njësisë për Reagim të Shpejtë (NjRSH-së), Sami Hoti, Sedat Ramadani, Alert Kuqi dhe Artan Krasniqi.

Sipas raportimeve, suspendimi i tyre u bë pasi policët kishin bërë shaka mes kolegësh me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Dimal Bashën.

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, në një intervistë për Ekonomia Online, kritikoi vendimin duke thënë se ai është rezultat i interferimeve politike dhe rrezikon të dëmtojë imazhin e Policisë së Kosovës.

“Tani është e qartë që interferimi politik padyshim ka ndikuar te pjesa e kontrollit të brendshëm të policisë së Kosovës, edhe pse suspendimi nuk ka ardhur si rezultat apo i ndonjë kërkese të IPK-së, por ka ardhur sipas të gjitha gjasave nga një presion i jashtëm politik dhe që mekanizmi i brendshëm policor i kontrollit nuk do të duhej fare të bie pre e këtij provokimi, pavarësisht asaj që ne nuk e dimë në fakt se çfarë shakaje dhe çfarë karakteri shakaje ka qenë ajo me të cilën është bërë dhe se si është bërë.
Por, sipas të gjitha gjasave zyrtarët policorë do të rikthehen në detyrë dhe me këtë gjë po humbet figura institucionale e policisë së Kosovës nga interferimet e caktuara, sepse këto grupet e mbyllura padyshim në vetvete ngërthejnë një element krucial. Pra, elementi i asaj që skena politike ka tentuar të devalvojë strukturën policore dhe ndoshta ndonjë koment apo mendim i ndonjë zyrtari policor është parë në formatin e një kërcënimi apo një prishje të imazhit, që në fakt nuk korrespondon me realitetin e fjalës”, tha Shala.

Sipas tij, veprime të tilla mund të demoralizojnë stafin policor dhe të ndikojnë në funksionimin e strukturave të sigurisë.

“Fakti që shumica e zyrtarëve policorë tanimë edhe me pjesën e përcaktimit të pagës, pjesën e përcaktimit të rrezikshmërisë dhe baraspeshimi në aspekte të ndryshme administrative ka krijuar një pakënaqësi të madhe, interferimet dhe marrja e masave, të themi administrative, të ndikuara dhe të motivuara politikisht mund të ndikojnë drejtpërdrejt në mbarëvajtjen e procesit, sepse ne kemi një element krucial. Elementi i asaj që nuk po kemi mundësi ta mbulojmë pjesën e nevojave tona me zyrtarë të rinj policorë për arsye që po janë të njohur me problematikën brenda strukturave policore, sepse problemet brenda policisë së Kosovës janë shumë më të thella dhe shumë më të rënda se ndoshta janë në shqyrtim të parë, për arsye që janë të mbingarkuar, kanë një mospërkrahje institucionale. Por, nevojat e tyre dhe të gjitha këto reflektojnë në një veprim ndoshta të motivuar, që sipas të gjitha gjasave politikisht, për suspendimin e zyrtarëve policorë”, tha Shala.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Shala shtoi se deri tani ky mekanizëm ka funksionuar në mënyrë të pavarur dhe pa ndikime politike, duke ruajtur imazhin dhe llogaridhënien brenda Policisë së Kosovës.

ADVERTISEMENT

“Policia e Kosovës ka kontrollin e brendshëm dhe kontrollin e jashtëm. Pra, në kuadër të kontrollit të brendshëm hyjnë të gjitha masat disiplinore që vijnë nga ana e zyrtarëve policorë dhe që ndërmerren. Pra, në kuadër të kësaj kemi veprime të caktuara hetimore preliminare dhe në rast se ka elemente kriminale apo të veprës penale, më pas delegohen te mekanizmi i jashtëm që është IPK-ja. Deri në këtë masë, kontrolli i brendshëm deri më tani ka qenë në masën më të madhe të pandikuar politikisht për marrjen e veprimeve të caktuara për ta ruajtur imazhin e policisë së Kosovës dhe për të garantuar llogaridhënie brenda mekanizmit përkatës, por në fakt tanimë nga ndryshimet e këtyre viteve që kemi lënë pas, vërehet një tendencë e nivelit politik të interferojë brenda kontrollit të brendshëm policor”, tha për Ekonomia Online, Shala.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ndërsa, lidhur me rastin, Inspektorati Policor i Kosovës bëri të ditur se hetimet janë në fazë fillestare.

“Inspektorati i Policisë së Kosovës, në koordinim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, është duke zhvilluar hetime paraprake penale kundër personave të lartpërmendur lidhur me dyshimet për përfshirje në aktivitete të paligjshme me elemente të veprës penale. Hetimet janë në fazën fillestare dhe përfshijnë mbledhjen e provave materiale, marrjen e deklaratave dhe veprime të tjera procedurale”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit Policor të Kosovës.

Post Views: 26

Poste të ngjashme

Tre shtetas të huaj arratisen nga qendra për të huaj në Vranidoll

Tre shtetas të huaj arratisen nga qendra për të huaj në Vranidoll

18/09/2025, 9:01

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre shtetas të huaj janë arratisur nga Qendra e Mbajtjes së Emigrantëve në Vranidoll...

Jahjaga takon presidentin Obama: Kosova s’do të ketë aleat më të madh se ShBA-në

Jahjaga takon presidentin Obama: Kosova s’do të ketë aleat më të madh se ShBA-në

18/09/2025, 8:50

Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ka njoftuar se e ka takuar ish-presidentin amerikan Barack Obama. Në një postim në Facebook,...

Neser inaugurohet shtatorja e heroit Afrim Zhitia

Neser inaugurohet shtatorja e heroit Afrim Zhitia

18/09/2025, 8:11

Ju njoftojmë se të premten më 19 shtator 2025 bëhet përurimi i shtatores së heroit të kombit Afrim Zhitia dhe...

Kosova në “gjendje të jashtëzakonshme të pashpallur”

Diell e vranësira sot, temperaturat arrijnë në 27°C

18/09/2025, 6:55

Gjatë ditës së enjte parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident me fatalitet në fshatin Makoc: Një i vdekur e tre të lënduar

17/09/2025, 7:42

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Makoc të Prishtinës. Për pasojë, një person ka vdekur, e tre të...

Lajmi i fundit

Tre shtetas të huaj arratisen nga qendra për të huaj në Vranidoll

Tre shtetas të huaj arratisen nga qendra për të huaj në Vranidoll

18/09/2025, 9:01
Ajet Potera: Heshtja e udhëheqësve përballë gjuhës së urrejtjes është pajtim me përçarjen

Ajet Potera: Heshtja e udhëheqësve përballë gjuhës së urrejtjes është pajtim me përçarjen

18/09/2025, 8:57
Jahjaga takon presidentin Obama: Kosova s’do të ketë aleat më të madh se ShBA-në

Jahjaga takon presidentin Obama: Kosova s’do të ketë aleat më të madh se ShBA-në

18/09/2025, 8:50
Neser inaugurohet shtatorja e heroit Afrim Zhitia

Neser inaugurohet shtatorja e heroit Afrim Zhitia

18/09/2025, 8:11
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv