https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Tahiri për liberalizimin e vizave: Heshtja e Kuvendit nuk i bën hajr as nder Kosovës

Tahiri për liberalizimin e vizave: Heshtja e Kuvendit nuk i bën hajr as nder Kosovës
Share on FacebookShare on Twitter

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka kërkuar që të adresohet çështja e liberalizimit të vizave edhe në Kuvend të Kosovës. Ai për këtë ka kërkuar nga kryeparlamentari Konjufca që t’i shkruaj presidencës çeke dhe kryeparlamentarëve të vendeve anëtare të BE-së.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka thënë se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konfjuca duhet të adresojë çështjen e liberalizimit të vizave në BE.

Tahiri mosliberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës nga Bashkimi Evropian e ka quajtur diskriminim klasik.

“Në kryesi e kam ngritur një kërkesë që Kuvendi përmes kryetarit t’i adresohet presidencës çeke dhe kryeparlamentarëve të vendeve anëtare me një kërkesë të thjeshtë që lidhet me një mosvendim për liberalizimin e vizave, e që për neve është diskriminim klasik”.

Sipas tij, heshtja e Kuvendit përballë kësaj çështjeje nuk është e pranueshme.

ADVERTISEMENT

Ai ka thënë se në seancën e fundit, janë ratifikuar nëntë marrëveshje ndërkombëtare, ku shumë prej tyre janë të lidhura ngushtë me BE, prandaj ai është shprehur “heshtja jonë nuk i bën hajr e as nder Republikës së Kosovës”.

Ndërsa për Ligjin e Pagave, Tahiri ka thënë se ky ligj ka përfunduar fazën e konsultimit publik, por që nuk po shkon në Kuvend për miratim.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Në anën tjetër, shefi i GP të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri pas vendimit të Kryesisë së Kuvendit për mbajtjen e seancës më 20 tetor ka deklaruar se shqyrtimi i parë i projektligjit për mbështetjen e punëve publike është me rëndësi pasi sipas tij e trajton çështjen e inflacionit, kontratat e lidhura për rrugë, shkolla e çerdhe të cilat sipas tij nuk po realizohen për shkak të ngritjes së çmimeve.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Sipas tij, Kosova ka një ngecje dhe mungesë të realizimit të projekteve.

Ai për këtë ka fajësuar Qeverinë e Kosovës duke thënë se ka mosefikasitet të punës.

“Sikur të kishte qeveri më efikase atëherë do realizoheshin projektet e parapara”, ka thënë ai.

Sipas tij, për vitin 2022, është projekt-buxheti që e ka miratuar vetë kjo Qeveri, e cila ende nuk e ka shpenzuar buxhetin për këto programe të parapara.

Poste të ngjashme

Qentë endacakë në QKUK, të mërkurën do të vendosen 70 pajisje ultrasonike

Qentë endacakë në QKUK, të mërkurën do të vendosen 70 pajisje ultrasonike

08/09/2026, 19:28

Qasjen brenda oborrit do ta kenë të lehtë veç edhe për 24 orët e ardhshme. Qentë endacakë, më s’do të...

Kurti viziton punimet arkeologjike në Ulpianë: Ka dëshmuar rëndësinë e saj të jashtëzakonshme

Kurti viziton punimet arkeologjike në Ulpianë: Ka dëshmuar rëndësinë e saj të jashtëzakonshme

08/09/2026, 19:17

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar lokalitetin arkeologjik të Ulpianës, apo Justiniana Secundas, ku po...

AKK: Shkollat hyjnë në javën e dytë pa dokumentacionin bazë pedagogjik

AKK: Shkollat hyjnë në javën e dytë pa dokumentacionin bazë pedagogjik

08/09/2026, 16:32

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka shprehur shqetësim për mungesën e dokumentacionit bazë pedagogjik në shkollat e Kosovës, edhe në...

Një ditë pas dënimit, Gjesti pozon nga plazhi

Një ditë pas dënimit, Gjesti pozon nga plazhi

08/09/2026, 16:17

Një ditë pas vendimit të gjykatës, Gjesti ka ndarë me ndjekësit një moment relaksi nga plazhi. Këngëtari ka publikuar në...

Policia tregon arsyen pse u ndalua hyrja e veturave në parkingun e Kuvendit

Policia tregon arsyen pse u ndalua hyrja e veturave në parkingun e Kuvendit

08/09/2026, 15:49

Policia e Kosovës ka sqaruar arsyen pse gjatë së martës janë ndaluar hyrje-daljet dhe parkimi i automjeteve në hapësirat e...

Lajmi i fundit

Qentë endacakë në QKUK, të mërkurën do të vendosen 70 pajisje ultrasonike

Qentë endacakë në QKUK, të mërkurën do të vendosen 70 pajisje ultrasonike

08/09/2026, 19:28
Kurti viziton punimet arkeologjike në Ulpianë: Ka dëshmuar rëndësinë e saj të jashtëzakonshme

Kurti viziton punimet arkeologjike në Ulpianë: Ka dëshmuar rëndësinë e saj të jashtëzakonshme

08/09/2026, 19:17
AKK: Shkollat hyjnë në javën e dytë pa dokumentacionin bazë pedagogjik

AKK: Shkollat hyjnë në javën e dytë pa dokumentacionin bazë pedagogjik

08/09/2026, 16:32
Një ditë pas dënimit, Gjesti pozon nga plazhi

Një ditë pas dënimit, Gjesti pozon nga plazhi

08/09/2026, 16:17
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv