https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/

Tahiri: Rritja e tatimit për pronat është sulm ndaj qytetarëve

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka reaguar pas rritjes së tatimit në pronë. Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, ka shkruar se rritja e tatimit për pronat është sulm ndaj qytetarëve.

ADVERTISEMENT

Më tej ai ka shkruar se efektet zinxhir të krizës socio-ekonomike, nuk mund të shërbejnë si vlerësime reale të normës tatimore të pronave. Logjika që kriza e shkaktuar nga inflacioni të kthehet barrë, jo vetëm e rritjes së çmimeve bazike, por edhe në vlerësimin e vlerës tatimore, është e pa bazuar, jo logjike dhe rënduese për qytetarët.

Deputeti i AAK-së më tej tha se ka kohë që nxjerrja e parave nga xhepi i qytetarëve, po përkthehet si rritje e të hyrave buxhetore, si rritje ekonomike.

“Në vend se shteti të sigurojë vitalitetin e ekonomisë, e të garantojë mirëqenien e qytetarëve, ai po kthehet në instrument të varfërimit të qytetarëve”, tha shefi i GP të AAK-së.

Më tej Tahiri ka shkruar se nuk vlejnë rregulla të njëjta në kriza, bota njeh teori e shembuj të ndërhyrjes së shtetit, për të kapërcyer kriza, e jo praktika të krekosjes kur qytetari ka plot halle.

Poste të ngjashme

Lajmi i fundit