https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Tahiri: Ura e Ibrit, letër elektorale e Kurtit

Gazmend Hoxha pranon dorëzimin e detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Kosovës
Share on FacebookShare on Twitter

Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë për EO se nuk ka asnjë diskutim për hapjen e Urës së Ibrit. Mirëpo, sipas tij, ajo po përdoret si letër elektorale nga kryeministri Albin Kurti, i cili “duke mos pasur asnjë sukses për rezultatet qeverisëse, ka për qëllim të flasë vetëm për Urën e Ibrit”.

Tahiri ka thënë se megjithëse veprimet e Kosovës janë legjitime, ato nuk janë kredible dhe as nuk kontribuojnë në forcimin e subjektivitetit të shtetit.

Ai deklaroi se Qeveria duhet të ketë politikë strategjike në raport me Serbinë dhe të mos bie pre e “gabimeve që Serbia është munduar ta shtyjë gjithmonë”. Gabimi i parë, siç ka thënë ai, është portretizimi i popullit të Kosovës si agresor.

“Ura e Ibrit duhet të hapet sepse funksionin e vetë e ka me lidhë një pjesë më një pjesë dhe nuk ka asnjë dilemë me këtë temë. Problemi është që Kurti, duke mos pasur asnjë sukses dhe asnjë mundësi me u ballafaqua me pjesën tjetër për rezultatet qeverisëse, ai e ka për qëllim të gjithë neve me na lidhë për ure dhe me fol vetëm për Urën e Ibrit dhe kur do të hapet, çfarë ngjyre do të vendoset në urë, maksimumi i peshave që do të kalon i testimeve. Këtë e ka letër e ka letër elektorale dhe nuk e ka letër shtetërore politike dhe këtë letër elektorale shumë njerëz e shohin si një vepër shumë e madhe, por nuk është shumë e madhe”.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Tahiri, tutje ka thënë se gjendja në veriun e vendit ka ndryshime, por se nuk janë ndryshime të qëndrueshme.

“Sot gjendja në veriun e Kosovës ka ndryshime, por këto ndryshime nuk janë të qëndrueshme. Ne duhet që shtetin e Kosovës, ligjin dhe rendin ta shtrojmë në atë pjesë duke e respektuar kushtetutën dhe vendimet tona. Kosova kurrë nuk do të kthehet në Serbi, dhe kurrë të mos presë asnjë qytetarë i Kosovës që politika e Serbisë e Vuçiqit apo e atyre të tjerëve që do të vijnë pas tij do të ndikojë. Ne duhet ta kemi politikën tonë strategjike për mos me i bë dy apo tri gabime të cilat gjithmonë Serbia është munduar të na shtyjë neve. Gabimi i parë është me portretizua shqiptarin e Kosovës si agresor. Ne nuk jemi agresorë, por jemi viktima dhe këtë e dinë historia, dhe në asnjë situatë nuk guxojmë t’i japim argument dikujt, dhe kjo ka ndodhë me zgjedhjet ku legjitimiteti me votë është tepër i dobët i këtyre kryetarëve”, tha Tahiri.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ai ka thënë se eksperimentimet e Qeverisë së Kosovës kanë rezultuar që bashkësia ndërkombëtare të ketë gjithëmonë ton kritik ndaj shtetit.

Deputeti i AAK-së ka theksuar se duhet një komunikim strategjik me partnerët tanë, të cilët i sheh si “kombëtarë” që luftuan për Kosovën nga ajri.

“Çështja e dytë që është e rëndësishme është që duhet të ndërtojmë një komunikim strategjik me partnerët në mënyrë që me forcua subjektivitetin e Kosovës, në këtë pjesë edhe bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë e gatshme dhe e kujdesshme në formën dhe mënyrën e shpjegimit. Fatëkeqësisht shihet që eksperimentimi i’u ka ardhë në një stadë të bashkësisë ndërkombëtare që tash të gjithë kanë një ton kritik me veprimet tona. Veprimet tona janë legjitime por kjo nuk i bën kredibile sepse shtet-ndërtimi i Kosovës ka ndodhë në shumë faza dhe nuk është në bashkëpunim me faktorin që na ka ndihmuar dhe ky faktor nuk është ndërkombëtarë por kombëtarë. Në luftë ai ka qenë në ajër dhe ne kemi qenë në tokë”, përfundoi ai.

Poste të ngjashme

Kush do të kompensohet nga pasaktësitë në njehsorët elektrikë?

Kush do të kompensohet nga pasaktësitë në njehsorët elektrikë?

22/04/2026, 7:01

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka njoftuar se do të kompensohen të gjithë konsumatorët e dëmtuar nga pasaktësitë e...

Vrasje e trefishtë në Mal të Zi: Dy vëllezër nga Rozhaja mes viktimave

Vrasje e trefishtë në Mal të Zi: Dy vëllezër nga Rozhaja mes viktimave

21/04/2026, 13:51

Një vrasje e trefishtë ka ndodhur në Podgoricë të Malit të Zi. Sipas raportimeve të “Vijesti”, në mesin e viktimave...

Kurti për PDK-në dhe LDK-në: Unë jam super gjeneroz, si është e mundur që me këta numra të ulët që kanë të bëjnë refuzime gjeneroze

Kurti për PDK-në dhe LDK-në: Unë jam super gjeneroz, si është e mundur që me këta numra të ulët që kanë të bëjnë refuzime gjeneroze

21/04/2026, 11:41

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur lidhur me refuzimet e ofertave që u bënë nga PDK dhe LDK lidhur...

Kuvendi ratifikon amendamentin për programin IPA

Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend: Diskutohet çmimi dhe faturimi i rrymës

21/04/2026, 6:50

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme. Sipas njoftimit zyrtar, në rend dite është paraparë...

Osmani në vizitë te familja e Zejnepe Gashit: Sakrifica e tyre mbetet amanet për një shtet ku jeta mbrohet gjithmonë

Osmani në vizitë te familja e Zejnepe Gashit: Sakrifica e tyre mbetet amanet për një shtet ku jeta mbrohet gjithmonë

20/04/2026, 16:09

Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka qëndruar sot në familjen e Zejnepe Gashit në Sllovi të Lipjanit, të cilës serbët...

Lajmi i fundit

Kush do të kompensohet nga pasaktësitë në njehsorët elektrikë?

Kush do të kompensohet nga pasaktësitë në njehsorët elektrikë?

22/04/2026, 7:01
Vrasje e trefishtë në Mal të Zi: Dy vëllezër nga Rozhaja mes viktimave

Vrasje e trefishtë në Mal të Zi: Dy vëllezër nga Rozhaja mes viktimave

21/04/2026, 13:51
Kurti për PDK-në dhe LDK-në: Unë jam super gjeneroz, si është e mundur që me këta numra të ulët që kanë të bëjnë refuzime gjeneroze

Kurti për PDK-në dhe LDK-në: Unë jam super gjeneroz, si është e mundur që me këta numra të ulët që kanë të bëjnë refuzime gjeneroze

21/04/2026, 11:41
Kuvendi ratifikon amendamentin për programin IPA

Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend: Diskutohet çmimi dhe faturimi i rrymës

21/04/2026, 6:50
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv