Kryeministri Albin Kurti i është referuar Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitisë, si “doktori”, gjatë seancës së sotme, raporton Express.
Pas pyetjes që bëri deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, lidhur me rezultatet e Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi, në këta pesë muaj, Kurti i tha Musliut se më mirë do të ishte që në këtë pyetje të përgjigjet “doktori”, por që s’e lejon rregullorja.
“Faleminderit për pyetjen znj.Musliu. Unë mendova që ma mirë të përgjigjet doktori, pra Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, por po më thonë që nuk qenka e mundur kjo gjë me rregulloren e re”, ka thënë Kurti. /Express