https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Thirrjet fashiste në Kumanovë, BDI kërkon dorëheqjen e zëvendësministrave shqiptarë

Thirrjet fashiste në Kumanovë, BDI kërkon dorëheqjen e zëvendësministrave shqiptarë
ADVERTISEMENT
https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, dhe zëvendësministres për Sport, Safije Sadiki Shaini, për shkak të mosreagimit ndaj thirrjeve me përmbajtje fashiste gjatë ndeshjes së basketbollit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë.

Javës së kaluar, gjatë kësaj ndeshjeje në sallë janë dëgjuar thirrje si “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” dhe “Dhoma e gazit për shqiptarët”, ndërsa mes të pranishmëve ndodheshin edhe krerët më të lartë shtetërorë të Maqedonisë së Veriut, përfshirë kryeministrin Hristijan Mickoski dhe kryetarin e Kumanovës, Maksim Dimitrievski.

Anëtari i kryesisë së BDI-së, Emir Sulejmani, në një konferencë për media të hënën iu bëri thirrje përfaqësuesve shqiptarë në Qeverinë e Maqedonisë që të distancohen publikisht nga ngjarja, të kërkojnë sanksione të rënda dhe të tërhiqen nga një qeveri që toleron urrejtjen.

“Nuk ishte vetëm një incident sportiv, por një shfaqje e tmerrshme e urrejtjes etnike, e toleruar nga krerët më të lartë shtetëror, që ishin të pranishëm në sallë – kryeministri Mickoski, kryetari i Kumanovës Dimitrievski, ministri i Punëve të Brendshme, zëvendëskryeministri dhe shumë funksionarë të tjerë. Në vend që të dëgjonim brohoritje për sport dhe bashkëjetesë, dëgjuam thirrje të tmerrshme si ‘shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur’, ‘dhoma e gazit për shqiptarët’, ‘Maqedoni e pastër’. Këto janë parulla që rikujtojnë kapitujt më të errët të historisë evropiane, të cilat nuk mund të relativizohen dhe as të justifikohen si çështje tifozësh. E as të mbulohen me deklarata hipokrite për unitet dhe as me gjoja hetime objektive që në fund përfundojnë me shpërblime. Më e rënda është tolerimi dhe heshtja totale institucionale. Asnjë reagim nga Federata e Basketbollit, Ministria e Punëve të Brendshme, qeveria dhe secili që ishte në atë tribunë të ndotur nga urrejtja”, tha ai.

Ai kritikoi përfaqësuesit shqiptarë në qeverinë maqedonase për, siç tha, për veprim dhe mosreagim përballë një sulmi të rëndë ndaj dinjitetit shqiptar.

“Kërkojmë përgjegjësi politike konkrete: dorëheqje të menjëhershme të Astrit Isenit, zëvendësministër i Punëve të Brendshme, dhe dorëheqje të Safije Sadiki-Shainit, zëvendësministre për Sport, për mosveprim dhe mosreagim përballë një sulmi të rëndë ndaj dinjitetit të qytetarëve shqiptarë dhe bashkëjetesës ndëretnike,” shtoi Sulejmani.

Kundër këtyre thirrjeve kanë reaguar edhe institucionet në Kosovë, ku rasti është dënuar edhe nga presidentja Vjosa Osmani

Post Views: 88

Poste të ngjashme

NP “Termokos” do të angazhohet për mbulueshmërinë e Prishtinës me ngrohje

NP “Termokos” do të angazhohet për mbulueshmërinë e Prishtinës me ngrohje

05/08/2025, 16:04

NP “Termokos” mbrëmë ka organizuar prezantimin e “Studimit të fizibilitetit për mbulueshmërinë e Prishtinës me ngrohje”, që është mbajtur në...

“Qetësi, ajri, bukuria”, Ilir Ferati ndan një video të Istogut turistik

“Qetësi, ajri, bukuria”, Ilir Ferati ndan një video të Istogut turistik

05/08/2025, 15:41

Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, ka promovuar turizmin e qytetit të tij, duke shpalosur bukuritë e rralla që posedon kjo...

Osmani në konferencë, Laban gjyqtar raportues në lëndën për rend kushtetues

Osmani në konferencë, Laban gjyqtar raportues në lëndën për rend kushtetues

05/08/2025, 15:23

Presidenca e Kosovës, një vit më parë, kishte konfirmuar se institucionet e sigurisë kanë mbledhur informata se si gjyqtari i...

“Më parë e vras Albin Kurtin…”- Aktakuza e plotë ndaj Klinakut dhe Selmanit për kanosjen ndaj Kurtit

“Më parë e vras Albin Kurtin…”- Aktakuza e plotë ndaj Klinakut dhe Selmanit për kanosjen ndaj Kurtit

05/08/2025, 15:06

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 1 gusht 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Faton Klinakut dhe Nuredin Selmanit,...

FBK dënon gjuhën fyese ndaj shqiptarëve në ndeshjen Maqedoni e Veriut – Rumani

FBK dënon gjuhën fyese ndaj shqiptarëve në ndeshjen Maqedoni e Veriut – Rumani

04/08/2025, 17:00

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka reaguar ashpër pas ofendimeve të rënda me bazë etnike që janë dëgjuar gjatë...

Lajmi i fundit

NP “Termokos” do të angazhohet për mbulueshmërinë e Prishtinës me ngrohje

NP “Termokos” do të angazhohet për mbulueshmërinë e Prishtinës me ngrohje

05/08/2025, 16:04
“Qetësi, ajri, bukuria”, Ilir Ferati ndan një video të Istogut turistik

“Qetësi, ajri, bukuria”, Ilir Ferati ndan një video të Istogut turistik

05/08/2025, 15:41
Osmani në konferencë, Laban gjyqtar raportues në lëndën për rend kushtetues

Osmani në konferencë, Laban gjyqtar raportues në lëndën për rend kushtetues

05/08/2025, 15:23
“Më parë e vras Albin Kurtin…”- Aktakuza e plotë ndaj Klinakut dhe Selmanit për kanosjen ndaj Kurtit

“Më parë e vras Albin Kurtin…”- Aktakuza e plotë ndaj Klinakut dhe Selmanit për kanosjen ndaj Kurtit

05/08/2025, 15:06
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv