https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

U mbajt manifestim përkujtimor për rapsodin Naz Gërdoci

U mbajt manifestim përkujtimor për rapsodin Naz Gërdoci
Share on FacebookShare on Twitter
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/
ADVERTISEMENT

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
Sot,në ambientet e Teatrit “Avdush Hasani” në Besianë,u mbajt një Manifestim Përkujtimor në nderim dhe kujtim për rapsodin e mirënjohur Naz Gërdoci,i cili vite më parë pati ndërruar jetë.
Salla ishte e vogël për t’i zënë të gjithë të interesuarit,që donin për ta përcjellë këtë event të mrekullueshëm.Merita për organizimin e tij kanë Njazi Latifi udhëheqës i Teatrit dhe shtëpisë filmike “Qëndresa”dhe veterani i UÇK-së dhe poeti Arsim A Bajrami.
Manifestimi u hap me një instrumental të shkëlqyer të mjeshtërve të mëdhenj të folklorit Fatmir Makolli dhe Bahri Rashiti,të cilët me virtuozitetin e tyre mahnitën publikun llapjan.
Në vijim të këtij eventi dinjitoz,u promovua dhe kënga për Naz Gërdocin,e interpretuar mrekullisht nga këngëtari Muhamet Ahmeti.
Më pas me pika artistike u paraqitën edhe Rizah Selimi,Rrahim Fejzullahu,Besianë Bajrami ,Fatbardha Jakupi dhe Shoqëria “Flaka e Llapit”.
Manifestimi i sotëm dëshmoi dhe njëherë se trashëgimia jonë kulturore është një thesar i madh,të cilin e begatuan dhe yjet që vajtën në përjetësi,siç është rapsodi Naz Gërdoci,i cili brezave iu la një veprimtari aq të begatë me motive nga folklori ynë me aq vlera dhe me aq traditë.
Më pas Mirënjohje për kreacionet e mëdha në folklor iu ndanë post mortum edhe rapsodit veteran Qazim Batllava dhe Naz Gërdocit .Mirënjohjen për të parin e ndau Njazi Latifi,ndërkaq për të dytin veprimtari i mirënjohur Liman Zeqiri dhe Ismet Rama.
E falënderoj përzemërsisht Organizatorin,që ma besoi mua,moderimin e këtij Manifestimi ,i cili gjatë do të mbahet mend,për suksesin që e pati…!

Poste të ngjashme

SHKA “Zahir Pajaziti” triumfon në Festivalin “I Këndojmë Lirisë”, fiton çmimin “Dueti më i Mirë”

SHKA “Zahir Pajaziti” triumfon në Festivalin “I Këndojmë Lirisë”, fiton çmimin “Dueti më i Mirë”

09/06/2026, 16:45

Klinë – Shoqëria Kulturore-Artistike “Zahir Pajaziti” nga Podujeva ka shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm në skenën e festivaleve folklorike...

Komuna e Mitrovicës ndalon punimet pa leje, inspektorët vendosin shiritat

Komuna e Mitrovicës ndalon punimet pa leje, inspektorët vendosin shiritat

09/06/2026, 16:44

Komuna e Mitrovicës së Jugut ka ndërmarrë veprime konkrete ndaj punishteve pa leje ndërtimore. Në një deklarim, Komuna bën me...

Këta janë kandidatët me mbështetjen me të vogël deri tani në LVV, PDK, LDK dhe AAK

Këta janë kandidatët me mbështetjen me të vogël deri tani në LVV, PDK, LDK dhe AAK

09/06/2026, 16:05

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me numërimin e votave të kandidatëve për deputetë. Tani kur janë numëruar mbi 35%...

Një muaj arrest shtëpiak ndaj anëtarit të KQZ-së për asgjësim të dokumenteve të votimit

Një muaj arrest shtëpiak ndaj anëtarit të KQZ-së për asgjësim të dokumenteve të votimit

09/06/2026, 15:24

Gjykata Themelore në Prizren, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej një muaji, për të pandehurin A.D., e...

Këta janë numrat kontaktues të shërbimeve emergjente në Komunën e Podujevës

Sot mbahet dëgjimi i dytë buxhetor për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

09/06/2026, 9:11

  Rikujtim: Sot mbahet dëgjimi i dytë buxhetor për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029 Ju njoftojmë se sot mbahet dëgjimi buxhetor...

Lajmi i fundit

SHKA “Zahir Pajaziti” triumfon në Festivalin “I Këndojmë Lirisë”, fiton çmimin “Dueti më i Mirë”

SHKA “Zahir Pajaziti” triumfon në Festivalin “I Këndojmë Lirisë”, fiton çmimin “Dueti më i Mirë”

09/06/2026, 16:45
Komuna e Mitrovicës ndalon punimet pa leje, inspektorët vendosin shiritat

Komuna e Mitrovicës ndalon punimet pa leje, inspektorët vendosin shiritat

09/06/2026, 16:44
Këta janë kandidatët me mbështetjen me të vogël deri tani në LVV, PDK, LDK dhe AAK

Këta janë kandidatët me mbështetjen me të vogël deri tani në LVV, PDK, LDK dhe AAK

09/06/2026, 16:05
Një muaj arrest shtëpiak ndaj anëtarit të KQZ-së për asgjësim të dokumenteve të votimit

Një muaj arrest shtëpiak ndaj anëtarit të KQZ-së për asgjësim të dokumenteve të votimit

09/06/2026, 15:24
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv