Një grua ka vdekur pasi dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i një banese në Prishtinë.
Rasti është shënuar të mërkurën, më 07.10.2026.
Siç njofton Policia, vdekja e viktimës është kostatuar edhe nga ekipi mjekësor në vendngjarje.
“Në konsultim me prokurorin trupi i pa jetë i viktimës pritet të dërgohet në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”- bënë të ditur Policia.
Policia rastin e ka cilësuar si ‘hetim i vdekjes’. /Kallxo.com






