Ka vdekur në QKUK personi që u lëndua rëndë në aksidentin mes dy veturave, që ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Makovc të Prishtinës.
Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar Drejtor i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.
“Katër i kemi pas të lënduar nga ai aksident, një në gjendje të rëndë dhe jostabile. Fatkeqësisht ka vdekur rreth orës 15”, tha Syla.
Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura në lëvizje.