https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Von Cramon: Propozimi franko-gjerman për dialogun është kompromis i pranueshëm për palët

Von Cramon: Propozimi franko-gjerman për dialogun është kompromis i pranueshëm për palët
Share on FacebookShare on Twitter

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, thotë se propozimi franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi është një kompromis i pranueshëm për dy palët.

Von Cramon, thotë për KosovaPress, se në kuadër të kësaj ujdie duhet të përfshihet edhe themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Sipas saj, me atë çka ka lexuar, zgjidhja është shumë afër me çka Kosova do dëshironte të shihte. Ndërkohë, von Cramon, thekson se Kosova meriton liberalizimin e vizave.

“Kjo varet nga të dyja qeveritë, mendoj se ka të paktën një kompromis të mirë, me sa di ai është i pranueshëm, është një kompromis shumë i largët dhe uroj që të dyja qeveritë që janë në krye të bien dakord dhe ta pranojnë këtë”, thotë von Cramon.

Ajo këshillon dy palët në dialog që të pranojnë propozimin franko-gjerman.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Jo, asociacioni është pjesë e të gjithë paketës. Nuk do t’i referohesha asociacionit si të tillë, por paketës së përgjithshme si kompromis. Të paktën ajo që kam lexuar është shumë afër me atë që Kosova do të dëshironte të shihte, prandaj do t’i këshilloja secilit që ta pranonte këtë”, shton raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian.

ADVERTISEMENT

Lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën, Von Cramon, thotë se edhe për të është e paqartë ideja për përfshirjen e Kosovës në sistemin ETIAS.

Megjithatë, ajo kërkon nga Këshilli i ministrave që në mbledhjen e radhës në muajin nëntor të japin dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Tani ata kanë përmendur ETIAS, le të themi fazën tjetër, për mua personalisht nuk është shumë e qartë se çfarë do të thotë kjo. A do të thotë kjo, kushte të reja apo jo? Por për mua një gjë është e qartë, Kosova e meriton liberalizimin e vizave sa më shpejt të jetë e mundur. Ata kanë plotësuar të 96-të kriteret katër vite më parë. Komisioni ka dorëzuar një raport tjetër, raportin e shqyrtuar i cili është jashtëzakonisht pozitiv, kështu që nuk ka nevojë që asnjë shtet të thotë se Kosova duhet të presë, por çfarë do të negociohet dhe debatohet në këshillin e ardhshëm, ne nuk e dimë. Është e qartë se ka një grup shtetesh të cilat ende kanë rezerva”, shton ajo.

Propozimin franko-gjerman për dialogun e kanë konfirmuar në Kosovë edhe krerët institucional, por nuk kanë dhënë detaje për përmbajtjen e tij.

Poste të ngjashme

Grida Duma largon nga studio Alfred Lelën: Atë gishtin fute ti ku të duash

Grida Duma largon nga studio Alfred Lelën: Atë gishtin fute ti ku të duash

16/04/2026, 20:57

I ftuar këtë mbrëmje në ”Top Story”, Alfred Lela pati një përplasje me moderatoren dhe autoren Grida Duma. Debati nisi...

Përleshje për kontest pronësor në Vranidoll, dy të arrestuar

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari për veprën penale ‘’Falsifikim i Parave’’

16/04/2026, 19:40

Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera...

Krasniqi reagon ashpër për zhvillimet në Asociacionin e Komunave: Dyshime për shkelje dhe politizim

Krasniqi reagon ashpër për zhvillimet në Asociacionin e Komunave: Dyshime për shkelje dhe politizim

16/04/2026, 19:11

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me zhvillimet në Kuvendin Zgjedhor të...

Konjufca për presidentin: Tërhiqem nga kandidatura, nëse propozohet një emër jopartiak

Konjufca për presidentin: Tërhiqem nga kandidatura, nëse propozohet një emër jopartiak

16/04/2026, 18:47

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka folur sërish rreth kandidaturës së tij për president të vendit....

Ministri i Mbrotjes së Shqipërisë nesër viziton Kosovën

Ministri i Mbrotjes së Shqipërisë nesër viziton Kosovën

16/04/2026, 18:20

Gjatë ditës së nesërme në Kosovë për vizitë do të vijë Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Ermal Nufin. Ai do...

Lajmi i fundit

Grida Duma largon nga studio Alfred Lelën: Atë gishtin fute ti ku të duash

Grida Duma largon nga studio Alfred Lelën: Atë gishtin fute ti ku të duash

16/04/2026, 20:57
Përleshje për kontest pronësor në Vranidoll, dy të arrestuar

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari për veprën penale ‘’Falsifikim i Parave’’

16/04/2026, 19:40
Krasniqi reagon ashpër për zhvillimet në Asociacionin e Komunave: Dyshime për shkelje dhe politizim

Krasniqi reagon ashpër për zhvillimet në Asociacionin e Komunave: Dyshime për shkelje dhe politizim

16/04/2026, 19:11
Konjufca për presidentin: Tërhiqem nga kandidatura, nëse propozohet një emër jopartiak

Konjufca për presidentin: Tërhiqem nga kandidatura, nëse propozohet një emër jopartiak

16/04/2026, 18:47
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv