https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Vrau 5 fëmijët e saj, gruaja belge pranon të vritet pas 16 vitesh

Vrau 5 fëmijët e saj, gruaja belge pranon të vritet pas 16 vitesh
Share on FacebookShare on Twitter

Një grua belge që vrau 5 fëmijët e saj 16 vite më parë ka zgjedhur aplikimin e eutanazisë mbi të.

Meduat raportojnë se Genevieve Lhermitte vrau djalin dhe 4 vajzat e saj të moshave 3-14 vjeç në qytetin Nivelle më 28 Shkurt 2007, teksa babai i tyre nuk ndodhej në shtëpi.

Më pas ajo u përpoq të vetëvritej, por dështoi dhe telefonoi shërbimet e urgjencës për të kërkuar ndihmë. 56-vjeçarja u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2008, por u zhvendos në një spital psikiatrik në 2019.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ligji në Belgjikë i lejon njerëzve zgjedhjen e aplikimit të eutanazisë nëse përcaktohet se kanë vuajtje “të papërballueshme” psikologjike dhe jo vetëm fizike, që nuk mund të shërohen. Personi duhet të jetë i vetëdijshëm për vendimin e tij dhe i aftë të shprehë dëshirën në një formë të arsyeshme dhe konsistente.

“Lhermitte ndoqi pikërisht këtë procedurë, me grumbullimin e opinioneve të ndryshme mjekësore”, tha avokati i saj. Një psikologe tha për një media vendase se me gjasë ajo vendosi të vdiste më 28 Shkurt si ”një gjest simbolik respekti për fëmijët e saj”.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Vrasja e pesëfishtë e 16 viteve më parë dhe gjyqi, ishin ngjarje që asokohe tronditën Belgjikën. Gjatë gjyqit, avokatët e Lhermitte shpreheshin se ajo ishte e sëmurë mendërisht dhe nuk duhej të burgosej. Por juria e shpalli fajtore për vrasje me paramendim dhe e dënoi me burim të përjetshëm.

Në 2010, Lhermitte ngriti një padi ku kërkonte 3 milionë Euro dëmshpërblim nga psikiatri i saj i mëparshëm ku e akuzonte se ishte “mosveprimi” i tij shkaku i vrasjeve, por i dha fund betejës ligjore 10 vite më vonë./Gazeta Express

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Tre të lënduar në aksidentin në Dobrushë të Istogut, policia jep detaje

16/05/2026, 12:23

Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në orët e mëngjesit të sotëm...

Uran Ismaili viziton Sami Lushtakun: Jam i lumtur që u pamundësua skenari i Kurtit për dhunë

Uran Ismaili viziton Sami Lushtakun: Jam i lumtur që u pamundësua skenari i Kurtit për dhunë

16/05/2026, 12:22

Uran Ismaili, kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, ka njoftuar se ka kaluar mëngjesin e sotëm në shtëpinë e Sami...

Osmani: Bashkohuni për politikën që ndërton, e kundër asaj që përçan

Osmani: Bashkohuni për politikën që ndërton, e kundër asaj që përçan

16/05/2026, 11:20

Kandidatja për presidente nga LDK-ja, njëherësh edhe bartëse e listës, Vjosa Osmani, ka ndarë numrin 113 me të cilin kjo...

Radoniqi zotohet për proces profesional zgjedhor

Radoniqi zotohet për proces profesional zgjedhor

16/05/2026, 11:04

Kreshnik Radoniqi, kryetar i KQZ-së, para së të fillojë tërheqja e shortit për renditjen e partive politike në fletëvotimin për...

Vdes në QKUK personi që ishte plagosur në janar në një grabitje

Vdes në QKUK personi që ishte plagosur në janar në një grabitje

16/05/2026, 9:41

Ka vdekur një person që po trajtohej në QKUK qe nga janari kur kishte marrë lëndime në një rast të...

Lajmi i fundit

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Tre të lënduar në aksidentin në Dobrushë të Istogut, policia jep detaje

16/05/2026, 12:23
Uran Ismaili viziton Sami Lushtakun: Jam i lumtur që u pamundësua skenari i Kurtit për dhunë

Uran Ismaili viziton Sami Lushtakun: Jam i lumtur që u pamundësua skenari i Kurtit për dhunë

16/05/2026, 12:22
Osmani: Bashkohuni për politikën që ndërton, e kundër asaj që përçan

Osmani: Bashkohuni për politikën që ndërton, e kundër asaj që përçan

16/05/2026, 11:20
Radoniqi zotohet për proces profesional zgjedhor

Radoniqi zotohet për proces profesional zgjedhor

16/05/2026, 11:04
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv